E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli: T’i jepet fund bojkotit absurd të opozitës shqiptare

Kryetari i Parlamentit Evropian ka siluruar bojkotin e Edi Ramës, duke e cilësuar si shumë të dëmshëm për vendin, ndërkohë që i ka deklaruar Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli se PE mbështet aspiratat e Shqipërisë për heqjen e vizave brenda këtij 6-mujoriLiberalizimi i vizave për Shqipërinë, do të ndodhë brenda 6-mujorit të parë të këtij viti. në mënyrë të përsëritur, garancinë e ka dhënë dje Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek në takimin në Bruksel me Jozefina Topallin, Kryetaren e Kuvendit shqiptar.Lidhur me liberalizimin e vizave Buzek shprehu angazhimin e Parlamentit Evropian, si institucion që ka një peshë kryesore në këtë çështje. “Parlamenti Evropian mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave pas gjashtë muajsh, Shqipëria ka bërë shumë progres drejt BE-së, shqiptarët janë evropianë”, u shpreh Buzek. Duke e rivlerësuar si çështjen më të rëndësishme liberalizimin e vizave Buzek, rikonfirmoi se, “Mund të them nga ana ime dhe mesa kam dijeni nga negociatat sot, kjo do të jetë e mundur në korrik të vitit 2010, pra në gjysmën e vitit dhe unë e di shumë mirë sa e rëndësishme është kjo për qytetarët shqiptarë dhe për politikanët shqiptarë për t’u treguar qytetarëve të tyre se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Ne jemi të shumë të hapur për këtë. Faleminderit që erdhët në Parlamentin Evropian, sepse pa bisedime nuk mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë. Ne kemi diskutime konstruktive dhe siç mund ta kuptoni fjalia e fundit është e njëjtë me atë në fillim. Faleminderit shumë”.Një tjetër vlerësim për Shqipërinë, Kreu Parlamentit Evropian bëri dhe për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, për këtë çështje Buzek tha se, “Bojkoti i opozitës, është  i keq, shumë i keq”. Kreu i PE, vlerësoi shumë rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë një histori suksesi në Ballkan dhe Evropë.Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit falënderoi Buzek për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe e ftoi  për një vizitë në Shqipëri dhe  për t’ju adresuar Parlamentit Shqiptar.Në takimin në Bruksel, pjesë e bisedës mes Buzek dhe Topallit, ishte edhe situata e përmbytjeve ardhur si pasojë e kushteve natyrore dhe fryrjes se liqenit e lumenjve ne Shkodër. Gjatë fjalës së saj Kryetarja e Kuvendit falënderoi për ndihën e dhënë dhe kërkoi vijimin e mbështetjes nga Parlamenti Evropian në këtë situatë. Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian Buzek tha se, “Shprehim gjithë mbështetjen tonë në të gjitha termat për situatën”. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›