KESH: Prurjet dhe derdhjet nga HEC-et drejt përmirësimit
TIRANE-Situata në kaskaden e Drinit po shkon drejt përmirësimit. Të dhënat me të fundit të KESH deri në orën 09:00 të paradites së sotme bëjnë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Fierzës po shkon drejt kuotes normale. Sot në mëngjes niveli në liqen është 290.03 meter duke pësuar një rënie me 9 cm që nga mbrëmja e djeshme. Kuota maksimale e lejuar në këtë hidrocentral është 296 metra. Prurjet sot ne Fierze llogariten ne 400 meter kub uje ne sekond dhe derdhjet 550 meter kub uje ne sekond. Niveli i ujit në Koman eshte 170.4 meter nga 175 metra qe eshte kapaciteti maksimal. Prurjet në Koman llogariten sot në 200 meter kub uje në sekond dhe derdhjet 860 meter kub uje. Në Vaun e Dejës niveli sot është 74.3 metër dhe prurjet 100 metër kub ujë në sekond. Derdhjet në Vaun e Dejës sot jane ne nivelin 810 meter kub ujë në sekondë. (d.b/BalkanWeb)