E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria jep 200 mijë euro për “Një OKB”

 Austria do të japë një fond prej 200 mijë eurosh, në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë dhe përpjekjeve të saj për integrim përmes Kombeve të Bashkuara. Përmes këtij kontributi, ndihma për Shqipërinë arrin në 450 mijë euro, ndërsa Qeveria austriake kthehet në një kontribuese e rëndësishme e programit "Një OKB". Marrëveshja u nënshkrua dje nga Ambasadori austriak në Shqipëri Florian Raunig dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Gülden Türköz Cosslett, në prani të Ministrit të Shtetit Genc Pollo. "Kjo iniciativë i ka bërë Kombet e Bashkuara një partner zhvillimi më të fokusuar, duke punuar në mënyrë më koherente me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për t'i dhënë asistencë zhvillimi eficente Shqipërisë", tha Koordinatorja e përhershme e OKB-së në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›