E Shtunë, 31 Tetor 2026

“RINIGIFT” dhurata e Eagle

 Eagle Mobile ka hedhur në treg ofertën "Rinigift" për klientët e rinj. Kjo paketë përmban një celular Samsung SGH M3510 (me 1 GB Micro SD falas), një kartë SIM Riniring me parapagesë, 30 ditë telefonata falas brenda grupit të madh rinor Riniring, 300 SMS falas brenda të njëjtit grup, 30 MMS falas me një afat kohor prej 30 ditësh nga data e aktivizimit. Paketa me parapagesë përmban gjithashtu dhe 100 Lekë (me TVSH) kohë bisedë fillestare. Oferta aktivizohet automatikisht në momentin e blerjes së paketës. çmimi i paketës RiniGift është 14,900 Lekë (me TVSH). Abonenti duhet të blejë paketën e plotë në mënyrë që të përfitojë nga kjo ofertë. Pas përfundimit të 30 ditëve, klienti mund të rimbushë 800 Lekë në mënyrë që të mbetet në Riniring. Telefonatat falas brenda grupit përfundojnë 30 ditë pas datës fillestare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›