E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Gjashta, Agim Shehu: Bizhga i çoi policët në Sarandë

 Armand BajramiAgim Shehu, ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëkohësisht ish-zv.ministër i Brendshëm në vitin 1997, dëshmoi dje te Krimet e Rënda mbi "masakrën e Qafë Gjashtës", ngjarjen kriminale ku në një pritë të armatosur u vra e u dogj polici Gjergji Mehmeti dhe u mor peng e u torturua Eduart Alija. Përpara pesëshes gjykuese të dosjes me 10 të pandehur, Shehu tregoi se si ishte informuar mbi ngjarjen e rëndë të 4 marsit 1997, ditë kur komisariati i Policisë së Sarandës ishte zyrtarisht jashtë funksionit.Sipas dëshmitarit, ishte ai që kishte lejuar Sokol Bizhgën të shkonte në Sarandë, ndërsa i kishte kërkuar të përpiqej të riorganizonte komisariatin e policisë së këtij qyteti.DESHMIAProkurori: Ku keni banuar gjatë vitin 1997?Kam banuar në Tiranë, deri më 30 qershor të vitit 1997.Prokurori: Keni qene i punësuar në vitin 1997 dhe në çfarë funksioni?Kam qenë nëpunës i administratës shtetërore. Kam qënë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendës ministër i Punëve të Brendshme.Prokurori: Gjatë trazirave të vitit 1997 keni qenë në këtë pozicion?Sigurisht.Prokurori: Për shkak të funksionit tuaj të punës, mund të na thoni se çfarë dijenie keni ju mbi ngjarjen që ka ndodhur në Qafën e Gjashtës në Sarandë. Ka qenë apo jo funksional Komisariati i Policisë Sarandë gjatë muajit mars 1997?Mendoj se vitin 1997 e kujtojnë të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm unë që e kisha për detyrë ta kujtoja atë. Me këtë rast dua të falënderoj Gjykatën për Krimet e Rënda dhe juve personalisht që sillni para drejtësisë këtë ngjarje të rëndësishme.Masakra e Qafa e Gjashtës ndaj funksionarëve të policisë ndodhi në fillim të marsit të vitit 1997.Oficerët e policisë të komisariatit Vlorë dhe konkretisht shefi i policisë kriminale Sokol Bizhgja dhe përgjegjësi i grupeve të sigurisë të Rendit Publik, Gjergj Mehmeti, bashkë me dy policë të tjerë, të cilëve nuk ua mbaj mend emrat, u ndodhën në Sarandë.Shefi i komisariatit të Policisë Vlorë në atë kohë mungonte.Sokol Bizhga ishte shefi i Policisë Kriminale dhe njëkohësisht ishte komanduar për drejtimin e komisariatit. Sokol Bizhga më telefonoi nga Vlora dhe më tha që për shkak të rrezikut real që iu kanos jetës së tij, duhet të linte Vlorën dhe kërkonte të shkonte në Sarandë, ku kishte disa njerëz të tij. E lejova të largohej, në pamundësi për ta marrë në mbrojtje.  Meqë do të shkonte në Sarandë, i kërkova që të njihej me gjendjen atje dhe të punonte për të riorganizuar komisariatin e Policisë së Sarandës, i cili në momentin që bëhej fjalë nuk ishte në funksional.Sokol Bizhga dhe kolegët e tij me telefonuan nga Saranda dhe më pozuan gjendjen në qytet, në komisariat dhe në bazën detare të Sarandës. Në përfundim ai konkludoi se ishte e pamundur të riorganizonte komisariatin, për shkak të zhvillimeve që kishin ndodhur aty. Theksoj, se unë e lashë atë të zgjedhë, nëse do të qëndronte në Sarandë në baza të sigurta, ose të kthehej në Vlorë. Madje për Sarandën, unë i dhashë edhe rekomandime se ku mund të qëndronte. Nuk pata njoftime të tjera të mëvonshme për rrugën e tyre. Më vonë, pasdite, nga burime jashtëpolicore u njoftova se në Qafën e Gjashtë ishte vrarë një person. Emri i tij nuk dihej, por mendohej se qytetari i vrarë i përkiste institucioneve të sigurisë publike.Ndërhyrja jonë për të marrë vesh së çfarë kishte ndodhur nuk dha rezultat, pasi në Qafë Gjashtë nuk futej dot njeri. Kjo për shkak të njerëzve të armatosur që kishin zënë rrugën dhe kontrollonin gjithë vendin.Më vonë qartësisht kuptuam ç'kishte ndodhur. Kur shefi i Policisë Kriminale Sokol Bizhga më njoftoi se kishte mbërritur në Gjirokastër, mësuam se kishin rënë në një pritë të armatosur në Qafë Gjashtë dhe se i vrari në makinë ishte oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Komunikova me drejtuesit e policisë së Gjirokastrës, që ta gjenin Sokol Bizhgën, të ndihmonin të kthehej në Tiranë dhe t'i merreshin dëshmi për ngjarjen e Qafë Gjashtës.Kur Sokol Bizhga u kthye në Tiranë i kërkova Drejtorisë së Policisë Kriminale të përgatiste një dosje hetimi për ngjarjen dhe kështu është bërë. Sokol Bizhga ka treguar në një dëshmi gojore se "jemi goditur në Qafë Gjashtë për shkak të detyrës dhe se nuk kanë pasur konflikt me askënd në Sarandë".Prokurori: I nderuar dëshmitar, mund të na thoni sa ka qenë data kur ka ndodhur ngjarja?Unë mbaj mend datën fikse kur Komisariati i Sarandës nuk ishte më funksional. Kjo ka qenë data 4 mars.Prokurori: Mund të na thoni përafërsisht kohën kur keni komunikuar në telefon me Sokol Bizhgën?Me Bizhgën duhet të kem komunikuar paradite, ndoshta rreth orës 11:00. Më ka marrë në telefon rreth kësaj ore. Kishte gjetur një telefon me një numër grek.Prokurori: Mund të na thoni pas sa kohësh keni komunikuar sërish me Sokol Bizhgën, apo keni marrë informacione?Informacione kam marrë të nesërmen dhe jo atë ditë. Atë ditë kam marrë informacione nga burime jashtëpolicore. Mora vesh se në Qafën e Gjashtës ishte vrarë një person që i përkiste organeve të sigurisë kombëtare. Bëhej fjalë ose Policisë ose Shërbimit Sekret. Nuk morëm hollësi ditën e ngjarjes nga asnjë burim se kush ishte konkretisht, nuk kishim mundësi.Prokurori: Pas ngjarjes, a jeni takuar me Sokol Bizhgën dhe nëse keni pyetur në lidhje me këtë ngjarje?Po, Sokoli ka treguar shkurtimisht për ngjarjen para meje. Në përmbajtje më ka thënë këto fjalë, mua dhe kolegëve që e dëgjuam: "Ne pasi nuk bëmë dot riorganizimin e Komisariatit të Sarandës u detyruam të kthehemi në Vlorë. Pranë një centrali telefonik ne u ndodhëm përpara një prite me njerëz të armatosur, të cilët hapën zjarr duke e ditur që ishim oficerë policie. Këtë fakt ua ka komunikuar vetë Bizhga, që "unë jam shef i Policisë Kriminale të Vlorës". Edhe pas këtij komunikimi nuk është bërë i mundur negocimi për të liruar rrugën dhe janë gjendur në breshëri armësh automatike, ku ka mbetur i plagosur Gjergji Mehmeti, ndërsa kanë mundur të largohen të tjerët.Avokatët: Në funksion të detyrës tuaj të kohës, a keni marrë hollësi në lidhje me ngjarjen apo për autorët. Kjo, qoftë edhe në rrugë operative?Jo. Mua nuk m'u thanë emra autori.Avokatët: Po më vonë, pas ngjarjes?Ato që u mësuan me vonë, janë hedhur në letër që i kanë shërbyer procesit deri sot.Avokatët: Në funksion të detyrës, keni mësuar që policia kriminale të ketë dorëzuar dosje pranë drejtësisë?Funksionin tim e kam ndërprerë në datën 30 qershor të vitit 1997. Gjatë asaj periudhe kishte mjaft ngjarje të tjera të vështira që ndiqnin njëra-tjetrën.Avokatët: Ju ka thënë Sokol Bizhga nëse nga punonjësit e policisë është reaguar me armë ndaj këtyre personave të armatosur?Nuk më kujtohet.Avokatët: Sokol Bizhga dhe kolegët e tij, a ishin penguar në Qafën e Gjashtës, kur ishin futur në Sarandë?Në vajtje nuk i kam pyetur se si e kanë kaluar.Avokatët: E keni pyetur Sokol Bizhgën nëse kanë pasur uniforma policie apo civile ditën e ngjarjes, apo personat që e shoqëronin?Shefi i Policisë Kriminale nuk e kishte për detyrë të mbante uniformë policie gjatë detyrës.Avokatët: Ju ka thënë Sokol Bizhga pse po kthehej në Vlorë?Më ka thënë që vendosën të kthehen në Vlorë, jo vetëm për shkak të mjedisit të papërshtatshëm atje, por u kthye në Vlorë për të mos lënë edhe kolegët e tij vetëm në kthim.Avokatët: Për kolegët që mori me vete, e urdhëruat ju, apo i mori ai vetë?Unë nuk e urdhërova të shkonte. Ishte një kërkesë e tij dhe e njerëzve të tij për ta ndihmuar.Avokatët: çfarë detyre konkrete kishte Sokol Bizhga në momentin e ngjarjes?Në momentin e ngjarjen Sokol Bizhga ishte shef i Policisë Kriminale të Vlorës, i larguar në Sarandë për shpëtimin e jetës dhe i porositur prej meje për të marrë një detyrë të re, për të riorganizuar Komisariatin e Sarandës. Cilësoj, ndonëse u largua në Sarandë me dëshirën e vet, u vu para një kërkesë të drejtuesit të policisë, për të bërë një detyrë shtetërore.“S’e vramë Gjergj Mehmetin, autorët bredhin të lirë”Armand BajramiDëshmia e Flamur Mehmetit, vëllait të Gjergji Mehmetit, policit të vrarë dhe të djegur në Qafë Gjashtës në `97, ndeshi dje në reagimin e dy prej të pandehurve në proces. "Nuk jemi ne vrasësit e vëllait tënd. Vrasësit e vërtetë enden të lirë në Sarandë. Nuk të kemi asnjë pikë gjaku borxh", shqiptuan vëllezërit e pandehur Vladimir dhe Nestor Sinani, kur dëshmitari po rrëfente si kishte gjetur trupin e pajetë dhe të masakruar të vëllait. I pyetur herë pas herë nga palët, nëse kishte kërkuar hollësi të ngjarjes gjatë kohës që ishte në Sarandë, dëshmitari iu përgjigj se "Në Sarandë nuk mund të mësoja detaje rreth ngjarjes. Në çdo moment të rrinte automatiku mbi kokë".DESHMIA"Në vitin 1997 unë banoja në Tepelenë. Gjergji, vëllai im i dashur, ka qënë në Vlorë komandant i grupit të gatshëm. Për herë të fundit, unë e takova atë në Tepelenë. Trazirat e vitit 1997 janë ndjerë shumë në Tepelenë. Nëpërmjet televizioneve informohesha mbi ngjarjet që ndodhnin. Më 4 mars, kunata ime më tha që vëllai im, bashkëshorti i saj, ishte nisur me tre kolegë të tjerë në drejtim të Sarandës. Ngjarjen e Qafë Gjashtës e kam para në një televizion grek. Pashë në televizion pamjet e tmerrshme të ngjarjes dhe policin nga Vranishti, të lidhur në një shtyllë dhe njerëz që e godisnin. Shkova tek njerëzit e kunatës, për të marrë masat për tërheqjen e trupit të vëllait nga Saranda. U nisa me kunatin dhe disa të afërt të tjerë. Mora vesh se trupi i vëllait nuk ndodhej në Sarandë, por në qafën e Koshovicës në Fier. Këto ishin për të mbuluar gjurmët. Për shkak se isha ndihmësi i kryetarit të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tepelenës kërkova një autorizim për udhëtimin në Sarandë, pasi dija që kreu i Komitetit të Shpëtimit të Sarandës, Xhevat Koçia, ishte nga Tepelena. Kishim me vete dy automjete. Në Jorgucat ishte vështirë të kaloje. Vështirësia qëndronte në faktin se kishte postoblloqe të ngritura nga rebelë të armatosur, të cilët nuk na lejuan të vazhdonim rrugën. Qëndruan në Jorgucat dhe pritëm për ndonjë makinë nga Saranda. Pas pak kohe aty kaloi një taksi, e cila po ikte në drejtim të Kakavijës. Bëmë fjalë me shoferin, që të na merrte kur të kthehej nga Kakavija të na dërgonte në Sarandë.Në orën 18:00 të 5 marsit 1997 mbërritëm në Sarandë. Takova Xhevat Koçiun sapo mbërrita atje. Rrugës taksixhiu na tha se trupi i vëllait ishte djegur dhe se ishte tek Qafa e Gjashtës. Xhevat Koçiun e takova në qendër të Sarandës. E pyeta për vëllain. Ai më tha që sapo e kishin nisur për në varrezat e Sarandës. Ika të marr trupin e vëllait se nuk doja që të varrosej në Sarandë. Morëm trupin dhe e dërguam në morgun e spitalit të Sarandës, ku i bëmë edhe shërbimet e nevojshme.Vëllait i ishte shqyer pjesa e poshtme e shputës së njërës këmbë, besoj nga shpërthimi i ndonjë predhe, ku i kishte mbetur vetëm kocka. Ndërsa gjithë trupi ishte djegur. Vetëm unë e kam parë trupin e masakruar të vëllait. Asnjë tjetër nga pjesëtarët e familjes nuk e ka parë.Në Sarandë, jo vetëm që e vranë dhe e dogjën, por nuk më dhanë as makinë për ta çuar trupin në Tepelenë. Shkova në një dyqan ku shiteshin lule dhe arkivole. Pyeta shitësin për ngjarjen. Ai më tha që kishte parë katër persona. Më tha që kishin kaluar aty, kishin ngrënë drekë në Butrint dhe më pas ishin kthyer sërish. Sipas disa thashethemeve të pavërteta të hapura në Sarandë, të cilat i dëgjova edhe nga taksixhiu, thuhej se atë ditë ishte vrarë një djalë në Sarandë dhe se për të thuhej se e kishte vrarë vëllai im dhe të tjerët.Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, isha dhe në dhomën ku mbahej kolegu i vëllai, ai polici nga Vranishti i plagosur. Nëpër spital kishte shumë njerëz të armatosur dhe as ne nuk e kishim jetën të sigurt.Në Sarandë nuk mund të mësoja detaje rreth ngjarjes. Në çdo moment të rrinte automatiku mbi kokë", tha dëshmitari.Të pandehur    Vladimir Sinani    Nestor Sinani    Eduart çipa    Alqi Paguni    Edmond Sejko    Mikel(Flamur) Këndezin    Arben Këndezin    Agron Qurkun    Aleksandër(Ale) Balën    Ristan LapaDëshmitari i “pandehur”shtyhet gjyqiI thirrur si dëshmitar në seancën e djeshme ishte edhe Leonard Theodhori, dikur i pandehur në këtë proces. Kryesuesi i seancës relatoi dje se Theodhori në hetimet paraprake të dosjes ka qenë i pandehur, ndërsa më pas çështja në ngarkim të tij është pushuar. Dje gjykata vetëm konfirmoi identitetin e tij, ndërsa nuk dëgjoi dëshminë e tij, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të dëshmitarit. Theodhori do të pyetet në proces në cilësinë e "të bashkëpandehurit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›