Austriakët, gati projekti për banesat
SHKODER - Austriakët kanë marrë përsipër që të zbusin fenomenin e strehimit në qytetin e Shkodrës.
Një grup parlamentarësh austriakë të shoqëruar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Topalli kanë zhvilluar në bashki takimin mbi projektin e ndërtimit të banesave sociale. Bëhet fjalë për një projekt pilot që konsiston në ndërtimin e apartamenteve, përfituesit e të cilit do të jenë punonjës në sektorët shtetërorë e publikë, pa të ardhura të larta. Parashikohet që të ndërtohen 100 apartamente, në troje që do të sigurojë vetë bashkia, me kosto rreth 2 milionë euro. Familjet që do të hyjnë në apartamente do të paguajnë qira prej 2 euro m2, ndërsa pronarët e tyre do të jetë vetë pushteti vendor. Të interesuarit për blerjen e banesave mund të financojnë në projekt dhe pas ndërtimit të shlyejnë pjesën e mbetur të kostos. r.d