Bulqizë, heshtje për kolegët e vrarë në 60-vjetorin e minierës
BULQIZE - Ceremonia për 60-vjetorin e minierës së Bulqizës nisi dje me mbajtjen e një minute zi për minatorët, që kanë humbur jetën në të.
Në këtë përvjetor të organizuar nga firma që e ka marrë me koncesion minierën, Albanian Crome ACR kanë marrë pjesë dhe deputetët Sali Shehu, Genc Sharku, Rrahim Kaleci, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Roland Keta dhe minatorët. "Ne jemi krenarë për lavdinë e kësaj miniere dhe dëshirojmë që industria e kromit në Shqipëri të mbetet në pararojë të emrit të këtij vendi në tregjet ndërkombëtare", tha për të pranishmit Konsulli Herbert H. Depisch, përfaqësues i pronarëve të firmës. Ndërsa drejtori i minierës Petrit Duva pohoi se firma koncesionare kishte përmirësuar kushtet e punës dhe se po krijohet një partneritet i qëndrueshëm social. Por, nga ana e tyre minatorët shprehën rezervat e tyre në lidhje me menaxhimin e minierës, kushtet e punës, abuzimet e administratës, etj. Pak minuta para fillimit të ceremonisë disa nga minatorët shprehën revoltën e tyre në lidhje me abuzimet e administratës. Sipas tyre, administrata kishte përfituar me rastin e 60-vjetorit nga 50 mijë lekë të reja, ndërkohë minatorët asnjë qindarkë. "Kushtet e punës janë ato që kishim me firmën Darfo, - thanë minatorët, të cilëve iu refuzua një takim me drejtuesit e firmës së huaj. - Nuk mund të ecet kështu. Ne po shfrytëzohemi si kafshët për interesat e disa firmave që vijnë e ikin nga miniera e kromit. Ku janë qeveritarët? Përse nuk vijnë të takohen me minatorët? Ku është ministri Ruli, ai sot kishte premtuar të ishte mes nesh". Kryetari i Bashkisë, Roland Keta dhe përfaqësuesi i sindikatave Taf Koleci, ftuan të pranishmit të mbanin një minutë heshtje për viktimat e fundit në minierë. e.d