Taksistët: Bojkot pikave të karburantit
GJIROKASTER - Taksistët gjirokastritë do të bojkotojnë punën në shenjë proteste për çmimin e lartë të karburantit, duke mos u furnizuar në asnjë pikë të shitjes së tyre.
Një vendim kolegjial pritet të ndërmerret mjaft shpejt nga shoqata e taksistëve të Gjirokastrës "Argjiro". Në një prononcim për "Panorama"-n kryetari i kësaj shoqate Cerciz Vehipi, shprehet i shqetësuar për rritjen e çmimit të karburanteve në tregun vendas. "Taksistët gjirokastritë ndjehen tepër të persekutuar për shkak të mungesës së një politike nga ana e ekzekutivit për këtë kategori për t'u mbrojtur nga rritja e pandalshme e karburanteve", shprehet Vehipi. "Është mjaft e vështirë që të 35 makinat taksi të licencuara që ka sot qyteti i Gjirokastrës, të mbijetojnë përballë kësaj çmendurie të rritjes së pandalshme të çmimeve të karburanteve dhe me këtë rast kërkojmë të vihet dorë nga shteti", janë shprehur taksistët. Mjaft prej tyre kanë qenë të gatshëm ditën e djeshme të ndërmerrnin një demonstrim në arteriet kryesore të qytetit për t'i lënë automjetet në vendqëndrim dhe duke i shtyrë me duar, por në momentin e fundit, e kanë anuluar për shkak edhe të mossigurimit të lejes në organet policore. Dje, pothuajse të gjitha automjetet taksi, kanë qëndruar indiferente karshi punës së përditshme megjithëse kërkesat nga ana e klientëve nuk kanë munguar. p.n