E Diel, 1 Nëntor 2026

Austriakët kërkojnë të ndërtojë banesa sociale në Shqipëri



Kryeministri Sali Berisha priti ditën e djeshme një grup kompanish austriake të interesuara për fushën e ndërtimit të banesave për njerëzit në nevojë. Ata i paraqitën kryeministrit një propozim për hartimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e strehimit të shtresës shoqërore më në nevojë. Eksperienca e tyre në Austri dhe vende të tjera konsiston në hartimin e një pakete politikash dhe ligjesh për aplikimin e projekteve në fjalë. Kryeministri i falënderoi përfaqësuesit e kompanive për interesin dhe propozimin konkret të tyre për të shtrirë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri. Gjithashtu, kryeministri i njohu me hapat e ndërmarrë nga qeveria në funksion të lehtësimit të klimës së biznesit në vend. Ai i siguroi ata se ministria e Transporteve dhe Entet përkatëse në këtë fushë, do t’ju ofrojnë ndihmën dhe terrenin e duhur për të zhvilluar dhe aplikuar këto politika e projekte.

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›