E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dhe Mesiç diskutojnë për korridorin adriatiko-jonian



Presidenti Bamir Topi zhvilloi ditën e djeshme një takim informal me presidentin kroat Mesiç dhe presidentin Vujanoviç në qytetin e Shkodrës, ku kësaj radhe biseda e tyre është përqendruar në lidhjet e mëtejshme mes dy vendeve. Presidenti shqiptar deklaroi për mediat se mes tyre janë diskutuar projekte me rëndësi për të dyja vendet si korridori adriatiko-jonian. “Kemi diskutuar për mjaft probleme që u interesojnë vendeve tona, për projekte të përbashkëta dhe besoj një nga më të rëndësishmit është korridori adriatiko-jonian, që do t’i japë një zhvillim të jashtëzakonshëm jo vetëm komunikimit njerëzor, por dhe atij ekonomik. Folëm edhe për probleme të tjera që u interesojnë vendeve tona edhe në aspektin politik, çështje që kanë të bëjnë me rajonin. Domosdoshmëria për të pasur një rajon të qetë e të stabilizuar bën të mundur edhe rritjen e kontakteve në nivel politik”, - tha Topi.

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›