E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat, milionerë në 2006-n, me borxhe dhe kredi në 2007-n

Publikohen deklaratat e pasurisë së ministrave për vitin 2007. Berisha dhe anëtarët e kabinetit, me pasuri modeste

Shaban Sulçe
Duket se viti 2007 nuk paska qenë i mbarë për xhepat e ministrave të qeverisë “Berisha”. Edhe pse në vitin e dytë të pushtetit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, përfshirë edhe kryeministrin Berisha, vazhdojnë të “mos t’i kenë zgjidhur hallet e tyre financiare”. Të paktën një gjë e tillë konstatohet në deklarimet e pasurive të tyre për vitin 2007, të depozituara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Pothuajse të gjithë ministrat rezultojnë të jenë debitorë në banka të ndryshme të vendit. Ata ende nuk i kanë shlyer kreditë disamilionëshe që kanë marrë në këto banka, ndërkohë që në letër pasuria e tyre shfaqet në nivele modeste. Në deklaratat e mëposhtme, të cilat shprehin ndryshimin e pasurisë së anëtarëve të qeverisë nga viti 2006 në vitin 2007, konstatohet gjithashtu se pasuria e tyre ka ecur me ritme shumë të ngadalta. Të gjithë anëtarët e kabinetit “Berisha” “e mbajnë frymën” vetëm me pagat mujore që sigurojnë nga posti që mbajnë si dhe nga pagat e bashkëshorteve. Kryeministri Berisha erdhi në pushtet me moton “Qeveri në dietë”, por, me sa duket, të paktën siç konstatohet edhe në deklaratat e pasurisë, qeveria aktuale më saktë duhet të quhet “Qeveri në borxhe”.
Berisha
Kryeministri Berisha dhe familja e tij rezultojnë të jenë pronarë të më shumë se 5 depozitave bankare. Këto depozita kanë pësuar rritje gjatë vitit 2007, por interesant është fakti se shtesat në to kanë qenë në nivele tejet modeste dhe të ulëta, dhe pothuajse të pallogaritshme, po të kihet parasysh rritja e çmimeve dhe e inflacionit në vend.
Basha
Viti 2007 do të mbahet mend si vit i suksesit në tregti për ministrin e Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Ai ka arritur që të kryejë dy shitje mjaft të suksesshme, pikërisht apartamentin e banimit në Utrekt në Holandë, me vlerë 257.500 euro dhe një automjet tip “Benz”, me vlerën prej 45 mijë eurosh. I suksesshëm në shitje ka qenë edhe ministri i Kulturës, Ylli Pango, i cili me librat e tij për psikologjinë, për të dytin vit rresht ka arritur të fitojë 750 000 lekë.

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Sali Berisha
Kryeministër

Pakësim i 2/3 pjesë të apartamentit që ndodhet në rrugën “Prokop Myzeqari” dhe likuidim i huas financiare prej 2.1 milionë lekësh dhënë më parë vajzës sime, Argita Berisha, nëpërmjet shkëmbimit me shtim i një apartamenti në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe një vend parkimi nëntokësor.
Vlera: Vlera e apartamentit sipas privatizimit + 2.1 milionë lekë.
Pakësim i gjendjes CASH në Euro të -950.000 lekë deklaruar një vit më parë (derdhur në llogari bankare)
Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank 736 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës
Shtesë në llogarinë bankare në Tirana Bank 16.334 lekë
Llogari në emër të Liri Berishës
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane 6 mijë euro
të Shqipërisë nga derdhja e gjendjes CASH
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Amerikane 1.154.350 lekë
të Shqipërisë (transferuar nga pagat mujore si Kryeministër dhe derdhja e një pjese të gjendjes CASH)
Shtesë e llogarisë bankare në Bankën Credins 408.857 lekë
(transferuar nga pagat mujore të bashkëshortes)
Shtesë në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank 9157 lekë
(Llogari në emër të Liri Berishës)
Pakësim në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank -286 lekë
(Llogari në emër të Liri Berishës)
Të ardhurat nga paga bruto si kryeministër për 2.540.520 lekë
Periudhën janar-dhjetor 2007
Të ardhurat nga pagesat e komisionit të KKRTSH 386.250 lekë
dhe dietat në valutë dhe udhëtimet jashtë vendit
Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes 337.339 lekë
Shpërblimi bruto i bashkëshortes 56.210 lekë

Lulzim Basha
Ministër i Jashtëm
Shitje shtëpie në Holandë 257 500 euro
Shuma prej 199.726 euro është përdorur për larjen e kredisë, ndërsa pjesa tjetër është depozituar në bankë.
Të ardhurat nga paga si ministër i Transporteve 5.211.200 lekë
Të ardhurat nga paga si ministër i Jashtëm 10.422.400 lekë
Të ardhurat nga shpërblimet e fundvitit në MPJ 46.600 lekë
Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 51.191 euro
Shlyer kësti i fundit i apartamentit të blerë 35.000 dollarë
Në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë
Shlyer kredia e shtëpisë në Utrekt, Holandë 199 726 euro
Shlyer renti për kredinë e shtëpisë në Utrekt 10.407 euro
Shitur makina tip “Mercedez Benz”, 45 000 euro
Kjo vlerë është depozituar në Alpha Bank

Nard Ndoka
Ministër i Shëndetësisë
Të ardhura të depozituara në Tirana Bank 248.186 lekë
Të ardhura të depozituara në Tirana Bank 580.568 lekë
Të ardhura të depozituara në Tirana Bank 181 USD
Të ardhurat nga paga si ministër i Shëndetësisë 163.200 lekë
Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 52.251 lekë

Majlinda Bregu
Ministre e Integrimit
Shtesë depozite në emër të bashkëshortit 6.000.000 lekë
Pakësim depozite në emër të bashkëshortit 200.000 lekë
Shtesë depozite 4064 USD
Shtesë depozite 3524 euro
Paga vjetore si Ministre e Integrimit 1.750.000 lekë
Paga e bashkëshortit+shpërblimet 52.000 euro
Gjendje llogari rrjedhëse në Bankën Amerikane 290.000 lekë
Gjendje llogari rrjedhëse në Raiffaisen Bank 362.580 lekë
Gjendje llogari rrjedhëse në Bankën Amerikane 1494 euro

Genc Pollo
Ministër i Arsimit
Shtesë në llogarinë bankare në Raiffaisen Bank 305.776 lekë
Pakësim i llogarisë bankare në Bankën Amerikane -129 USD,
-34 euro, -37lekë
Depozitë në emër të vajzës në Bankën Amerikane 385.393 lekë
Depozitë në emër të vajzës në Bankën Amerikane 281.056 lekë
Pakësim i llogarisë bankare në Tirana Bank -937 euro
Të ardhura nga paga si Ministër i Arsimit 1.954.200 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredinë në 3558 euro
Banka Amerikane të Shqipërisë
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 15.442 euro

Kosta Barka
Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale
Blerje apartamenti 90 metra katrorë në Sarandë vlera 50%
Paga neto si Ministër 1.585.818 lekë
Shpërblime 90.000 lekë
Të ardhura nga Këshilli Kombëtar i Punës 14.000 lekë
Të ardhura nga Këshilli Administrativ Trepalësh 12.600 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredinë në 316.538 lekë
Raiffeisen Bank
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 4.683.462 lekë

Ridvan Bode
Ministër i Financave
Blerje automjeti me të ardhurat familjare 1.651.000 lekë
Të ardhurat
Të ardhura nga paga, shpërblimet dhe shtesat 1.843.000 lekë
Të ardhura nga paga e Eglantina Bodes 1.426.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 126.000 lekë
e marrë për blerje apartamenti
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 2.024.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 124 euro
E marrë në Raiffeisen Bank
Shuma për t’u paguar për kredinë e sipërpërmendur 30.000 euro

Bujar Nishani
Ministër i Rendit
Blerje apartamenti sipërfaqe 152 metra katrorë
Burimi: Të ardhurat familjare dhe 5 milion lekë kredi
Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm 1.595.802 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 720.000 lekë
Të ardhura nga qiraja e dyqanit në Durrës 660.000 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007, për kredinë 285804 lekë
E marrë për blerje apartamenti
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 4.865.645 lekë

Ylli Pango
Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve
Gjendje Cash, të siguruar nga shitja e librave 2.000.000 lekë
Dhe kursimet personale
Të ardhura nga paga si ministër 2.500.000 lekë
Të ardhura nga shitja e librave 750.000 lekë

Fatmir Mediu
Ish-Ministër i Mbrojtjes
Blerje apartamenti banimi me kredi 300.000 euro
Të ardhura si ministër i Mbrojtjes e nga dietat 1.893.735 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 974.250 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredinë e 142.200 lekë
Marrë në Bankën Raiffaisen
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 4.303.167 lekë
Shuma e paguar për kredinë e marrë në BKT 9134 Euro

Genc Ruli
Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Interesa të llogaritura në depozitën Raiffaisen 875 dollarë
Interesa të llogaritura në Bankën Amerikane 9781 dollarë
Interesa në depozitën në Bankën Amerikane 185 Euro
Interesa në bono thesari 452.400 lekë
Interesa në bono thesari 369.124 lekë
Interesa në depozitën në Alpha Bank 1456 Euro
Investim në Fondet e Investimit pranë Raiffaisen 395 euro
Të ardhurat nga paga si Ministër 1.954.800 lekë
Të ardhurat nga paga e bashkëshortes 1.758.000 lekë
Shpërblime dhe pagesa në pjesëmarrje në borde 180.000 lekë
Shuma e paguar për kredinë e marrë për blerjen e 13.000 Euro
Një automjeti tip “Toyota”
Shuma për t’u paguar për kredinë e sipërpërmendur 7610 euro

Gazmend Oketa
Ministër i Mbrojtjes
Shitje autoveture tip “Wolksvagen” 300.000 Lekë
Të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit 658.003 lekë
Të ardhura nga paga si zëvendëskryeministër 1.361.999 lekë
Të ardhura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit 59.644 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 346.536 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 2304 Euro
për kredinë në Tirana Bank
Shuma për tu paguar për kredinë e sipërpërmendur 7.785 euro

Jemin Gjana
Ministër i Bujqësisë
Llogari Bankare në Bankën Credins 10.000 Dollarë
Të ardhura nga paga si ministër i Bujqësisë 1.584.739 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 819.077 lekë
Të ardhura nga paga e djalit 54.420 lekë
Shuma e paguar gjatë vitit 2007 për kredi 289.000 lekë
Shuma për t’u paguar për kredinë e sipërpërmendur 5.900.000 lekë

Lufter Xhuveli
Ministër i Mjedisit
Shtesë në depozitën bankare te ProCredit Bank 988.000 lekë
nga interesat vjetore dhe kursimet familjare
Shtesë nga interesat vjetore në depozitën në BKT 104.300 lekë
Shtesë nga interesat në depozitën te Credins 800 euro
Marrje apartamenti 58.23 metra katrorë në Vlorë,
Me akt trashëgimie
Të ardhurat nga paga si ministër 1.602.323 lekë
Të ardhurat nga pensioni i bashkëshortes 140.000 lekë

Sokol Olldashi
Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve
Shitje pasurie të paluajtshme dhe kursime 800.000 lekë
Shitje apartamenti në Durrës 3.900.000 lekë
Likuiduar pagesa për blerjen e automjetit “Benz”
Të ardhura nga paga si ministër dhe pagesa të 1.652.738 lekë
Tjera për shkak të funksionit +770 euro
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 689.868 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 990.000 lekë

Enkelejd Alibeaj
Ministër i Drejtësisë

Çelje e llogarisë rrjedhëse në Bankën Amerikane 166.320 lekë
Llogari Rrjedhëse në Raiffeisen Bank 1.194.991 lekë
Të ardhura dhe shpërblim nga puna si ministër 201.470 lekë
Të ardhura nga paga si drejtor i DKBAA te K.M 1.149.093 lekë
Të ardhura nga komisioni i vlerësimit në 74.720 lekë
Shkollën e Magjistraturës
Të ardhura nga Komisioni i Hartimit të Tezës së 35.000 lekë
Noterisë
Të ardhura nga paga si Avokat Shteti 1.113.035 lekë

23 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›