Koçi: “Largohem nga Partia Socialiste”
Deputeti Petro Koçi deklaroi largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PS-së disa orë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicë votash paketën me ndryshime në Kushtetutë, të propozuara nga forca politike që ai përfaqëson dhe PD.
Në një komunikim me mediat, Koçi tha se “shndërrimi i PS-së në parti ish-Socialiste, privatizimi i saj nga dyshja Rama-Ruçi, ndarja me të majtën dhe bashkimi me Sali Berishën, shpërdorimi i Kushtetutës për të çimentuar Sali Berishën në Kryeministri dhe për t’i garantuar atij zgjedhjet e 2009, kthimi i lidershipit në shoqatë ‘Delijorgji’ për të mbyllur çështjen Gërdeci, më bëjnë mua, socialistin Petro Koçi, të deklaroj ndarjen nga Grupi Parlamentar i PS-së, tha ai, duke deklaruar se nuk e përjashtonte mundësinë që ti bashkohej Lëvizjes Socialiste për Integrim.
23 Prill 2008