Ish-punonjësit e ARMO-s protestë më 1 maj
02/05/2009 Pagat, kërcënojnë me grevë urie
Do të hidhemi në grevë urie, nuk na kanë dhënë asistencën e 3 muajve dita e 1 Majit është kthyer në ditë proteste për ish-punonjësit e sektorit të naftës në Fier. Kanë qenë rreth 60 ish-punonjës të kompanisë ARMO, të cilët kanë protestuar në qendër të qytetit të Fierit mëngjesin e 1 Majit, ku kanë kërkuar zbatimin e vendimit të qeverisë për kthimin e vlerave monetare të vjetërsisë prej afro 1 viti dhe asistencës së 3 muajve të fundit. Sipas protestuesve, ata kërkojnë të drejtën e tyre të mohuar nga vet shteti. Dhe po sipas këtyre burimeve në rast moszbatimi të këtyre vendimeve ish-punonjësit do të futen në grevë urie. “Ditën e 1 Majit ne protestojmë dhe kërkojmë lekët tona. Jemi punonjësit e kompanisë ARMO që na kanë hequr nga puna qysh në qershor të vitit 2008 dhe është një vendim qeverie që ka dalë edhe në gazetë zyrtare që ne përfitojmë nga një rrogë bazë për një vit dhe kemi shpërblim 15 ditë në vit”, ka thënë një punonjës. Këta të drejtorisë së ARMO-s na kanë mashtruar. Kemi shkuar edhe në Tiranë disa herë, tek prefekti i qarkut Fier ku na kanë përcjellë ata nga Tirana dhe prefekti na ka thënë: nuk ju bëj dot asgjë. Protesta e ish-punonjësve të ARMO-s ka vijuar në rrugët dhe në sheshin kryesor “Fitorja” të qytetit të Fierit, duke bllokuar për gati 1 orë lëvizjen e automjeteve në qytet. Dita e 1 Majit në Fier është pritur me protesta nga punonjës, të cilët kanë ende rroga pa marrë nga firmat ku kanë qenë të punësuar. Disa prej tyre marshuan për një orë në qendër të qytetit të Fierit. L. Lleshi