E Diel, 1 Nëntor 2026

Austrian Airlines, shkrim për Serbinë me foto nga Kosova

Provokim?

Një revistë e financuar nga kompania ajrore “Austria Airlines” ka batuar një shkrim ku përmendet marrëdhëniet pozitive ekonomike mes Serbisë dhe Austrisë. Ajo që të bën përshtypje është fakti se për ilustrimin e shkrimit, revista ka përdorur qendrën e Prishtinës, ku bie në sy statuja e Skënderbeut, pranë kryeministrisë. Revista është botim i financuar nga “Austrian Airlines”, kompani e njohur në tregun shqiptar të fluturimeve dhe lajmi në fjalë i përket një numri të vitit 2009-n. Në këtë pikë, mund të themi se dy gjëra janë të sigurta: ose austriakët nuk janë në dijeni se Kosova e ka marrë pavarësinë që në shkurt 2008, ose fotoja është vendosur qëllimisht për të provokuar. Lajmi ka të bëjë me shkëmbimet tregtare mes Austrisë dhe Serbisë, dhe nuk ka asnjë shënim për Kosovën, por ama fotoja në artikull është e qendrës së Prishtinës.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›