E Diel, 1 Nëntor 2026

ZMK çon në prokurori incidentin

Kallëzimi

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve paraqiti dje pretendimet mbi rastin e devijimit të udhëtimit të avionit të kompanisë “Albanian Airlines” nga destinacioni Bolonjë në Bratislave, më 17 janar 2010, avion i nisur nga Aeroporti i Rinasit me 110 pasagjerë. “Devijimi i udhëtimit përbën vepër penale, referuar Kodit Penal, Pjesës së Posaçme, Seksioni VII, Vepra Penale kundër Lirisë së Personit, duke sjellë pasoja të rënda për pasagjerët”, tha dje drejtuesi i ZMK-së, Altin Goxhaj. Sipas tij, të gjitha të dhënat e publikuara deri më tani vërtetojnë se devijimi i udhëtimit me 11 pasagjerë ka ardhur si pasojë e qëllimit të personelit drejtues të avionit, për të ushtruar presion financiar dhe shprehur pakënaqësi ndaj kompanisë së vet.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›