Dëmin duhet ta paguajnë sllovakët
Ali Evsen
Drejtuesit e kompanisë ”Albanian Airlines” kanë shprehur keqardhje për incidentin, por nga njëra anë nuk fshehin pretendimet se problemet përfshijnë direkt shoqërinë sllovake. “Dua të deklaroj se problemi nuk ishte i yni dhe gjithçka për që ndodhi përgjegjës mbetet “Air Slovakia”. Synimi jonë janë pasagjerët tanë dhe ne do të punojmë që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet”, tha presidenti Ali Evsen. Presidenti i “Albanian Airlines” pranon se nuk mund të shlyejnë dëmin moral që shkaktuan tek pasagjerët, por padyshim që kanë bërë më të mundshmen që atyre të mos iu mungojë asgjë derisa të arrinin në destinacionin final. Evsen sqaroi se problemet ekzistojnë mes stafit sllovak dhe se për këtë nuk mund të ndërhyjnë.
#