Ralf Gjoni: Ministria e Jashtme ndërhyri në kohë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni deklaroi dje se ka përfunduar aventura e pakëndshme e 110 pasagjerëve shqiptare, të mbërritur aksidentalisht në Bratislavë. Gjoni paraqiti procedurën e ndjekur nga Ministria e Jashtme, pas urdhrit të lëshuar nga Ilir Meta. “Pas informimit nga Drejtoria e Aviacionit Civil, menjëherë njoftuam Ambasadën shqiptare në Pragë, e cila hyri në kontakt me autoritetet sllovake për të marrë informacion dhe për të siguruar pasagjerët shqiptarë në një sallë të ngrohtë në aeroport, në pritje të një zgjidhjeje”, tha Gjoni. Ai nuk tha asgjë për momentin rreth përgjegjësive, pasi është shumë herët të jepen gjykime. Por shtoi se, “autoritetet kompetente duhet të merren me hetimin e kësaj ngjarjeje dhe të gjejnë shkaktarët e saj”.
#