Edi Luarasi, 70 vjeç
18/05/2010 Dikur ka qenë një fëmijë çapkën, tepër i ngjashëm me një çunak dhe diçka të këtillë nuk mund të mos e vëresh edhe sot e kësaj dite tek ajo, megjthëse tani është 70-vjeçe. Dje festoi pikërisht këtë përvjetor pranë miqve të saj artistë në Teatrin Kombëtar. Ishin aty për të uruar kolegen, atë që përherë ka qenë “e mbrapshtë”, që nuk ka pasur frikë “të jetë ndryshe” dhe ta thotë fjalën e saj “copë”. Dje të gjithë uruan Edi Luarasin: “Edhe shumë vjet të tjerë. Një ceremoni e përgatitur në TK, me nismën e vetë artistëve dhe drejtorit Kristaq Skrami.
Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Është aktore e njohur shqiptare. Që në moshë të re ka debutuar në skenë. Fillimisht në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”. U diplomua për aktore në vitin 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin (Artist i Popullit). Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën te “Doktor Aleksi”, Kordelja te “Mbreti Lir”, Cuca te “Cuca e maleve”, Kristina te “Fytyra e dytë” etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar më 22 janar 1974 për arsye politike. Rikthhet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e damës plakë”. Interpretoi edhe në vitin 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve” etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është Artiste e Merituar.