E Hënë, 2 Nëntor 2026

Autoboti përfundon në humnerë, vdes shoferi dhe pasagjeri

06/06/2005  Sipas policisë, shkak është manovrimi i gabuar nga drejtuesi

BURREL - Pas rreth 40 minuta udhëtim, shoferi ka gabuar në një moment, dhe autoboti i ngarkuar me naftë është rrëzuar 100 metra poshtë në greminë. Si pasojë, vdes shoferi dhe pasagjeri që ndodhej me të.

Aksidenti tragjik ndodhi dje, rreth orës 15.00, te vendi i quajtur Ura e Madheshit, në afërsi të Shkopetit. Informacionet e policisë lokale njoftojnë se në këtë vend, ku njëra anë e rrugës lidhet me greminën, ka rënë një autobot i ngarkuar plot me naftë. Automjeti me targa Laçi me drejtues Astrit Gegën, ishte nisur nga Laçi për të shkuar në Burrel. Shoferi Astrit Gega, mbeti i vdekur në vend, së bashku me një pasagjer që udhëtonte me atë. Nuk ka patur asnjë shans shpëtimi për dy personat në automjet, ndërsa ky i fundit, është rrezuar nga një lartësi prej 100 metrash drej fundit, në greminë.

Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, ndërsa e gjithë rruga është mbushur me kalimtarë të rastit.

Vendi ku ndodhi aksidenti, është tepër i vështirë për tu kaluar dhe për këtë arsye, në kohë të ndryshme ka patur aksidente të shumta me pasoja të rënda.

Nga hetimet paraprake të policisë rrugore, flitet për një gabim të shoferit, por gjithsesi, po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kohët e fundit, lajmet tregojnë çdo ditë për ngjarje të rënda nga aksidentet. Thuajse çdo ditë, në Shqipëri shënohen raste të vdekurish nga ky shkak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›