E Hënë, 2 Nëntor 2026

Katër vjet pas përdhunimit, Apeli 16 vjet burg për autorin

06/06/2005  U dneoncua nga vitkima

KORÇE - Gjykata e Apelit në Korçë, dënoi me 16 vjet burg, 25 vjeçarin, Arif Minga, i cili akuzohej për përdhunim të 13-vjeçares E. M., nga Korça. Ky vendim vjen pas një maratone të gjatë seancash gjyqësore, që zgjati për katër vjet me rradhë. Në këtë hark kohor prej katër vitesh, Minga ka marrë disa dënime, nga Gjykata e Shkallës së Parë u dënua me 3 vjet e 6 muaj, për herë të dytë mori dënimin me 20 vjet heqje lirie dhe së treti, ai u dënua me 16 vjet heqje lirie.

Por, edhe pas tre vendimeve, mbrojtja mundi të kërkonte sërish rigjykim të çështjes në Gjykatën e Apelit, ku pas seancave të shumta gjyqësore, vendimi i katërt gjyqësor e dënoi Mingën me 16 vjet burgim, aq sa ishte dënuar para këtij vendimi.

Katër vjet më parë, në tetor të vitit 2001, vajza 13-vjeçare, e cila tashmë ka mbushur 16-vjet, u rrëmbye forcërisht nga dy persona, të cilët e futën në një makinë dhe më pas, njëri prej tyre e përdhunoi. Pas këtij akti, 13-vjeçarja E. M., u tregoi prindërve të saj gjithë ngjarjen, ku këta të fundit, bashkë me vajzën bënë denoncimin në polici. Sipas thënieve të 13 vjeçares, ai që e kishte rrëmbyer, ishte Arif Minga nga Korça, i cili në momentin e rrëmbimit, i kishte dhënë të pinte një hapje, gjë që vajza nuk e përcaktonte dot se çfarë kishte qënë dhe më pas, e kishte përdhunuar.

Pas këtij akti, vajza ishte hedhur nga makina nga rrëmbyesit, duke e lënë tek oborri i shkollës ku ajo ndiqte mësimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›