Kënga si një përrrallë e moçme, që lutesh të ta këndojnë sërish

06/06/2005 Dardha, fshati turistik me dy hotele, djepi i shumë personaliteteve, me magjitë e saj, mikpritëse e të huajve
KORÇE - Për të shkuar deri në fshatin turistik të Dardhës, nuk duhet shumë. Janë 14 kilometra rrugë, që i përshkruan me një lehtësi të çuditshme. Gjatë gjithë rrugës, në krahun e majtë, të shoqërojnë ujërat e ftohta që zbresin nga malet me pyje, kurse në anën tjetër, thepisjet e kodrave krijojnë një tablo tërheqëse që të rrëmben me bukurinë e tyre të magjishme.
Dhe kur i afrohesh fshatit, befas provon një ndjesi, njësoj sikur po hyn në kufijtë e një ëndrre të dëshiruar, e cila kishte qenë më e nxehtë nga ç’e ke menduar në fillim.
Ndoshta është emri i Dardhës së dikurshmë, e mbetur në tregime njerëzish të moçëm, të cilët të sjellin ndërmend si një shkëlqim diamanti me serenatat e famshme të dardharëve (të veçanta nga ato të Korçës), kur poshtë dritareve, djemtë thurnin ëndrra të arta për vajzat. Këto të fundit, ishin ato që me kostumin tradicional popullor, të ardhur nga thellësia e shekujve, me ngjyrat kuq e zi, në vallet shpërthyese të tyre, shpalosnin bukurinë femërore që në këngë thuhej,“Ja do ta marr o moj nëne,/ ja moj do ta vras”
Por, emocionet vijnë edhe nga një ndjesi tjetër që, në ndërgjegjen tonë, ngrenë krye si një e panjohur që kërkon të deshifrohet. Nëpër Dardhë, kanë kaluar dhe pushuar njerëz të njohur, të ardhur nga vise të largëta të botës. Aty kanë pushuar edhe motra e mbretit Zog. Për Dardhën, gjen vargje dhe këngë të shumta. Vargjet e Asdrenit të kujtojnë njerëzit e shumtë, vizitorë e të sëmurë që gjenin shërim në ujërat çudibërëse të këtij fshati. Lasgushi do të lëmonte vargjet e tij për Dardhën, “Mora shoqëzën për krah/ dhe u nisëm ca nga ca/ sikur na ndillte larg diçka”.
Dhe vërtetë, është Dardha ajo që të ndjell me veçantinë e saj, që gjithnjë fsheh të papritura si një vajzë plot hire.
Po brenda kujtdo, nuk ka si të mos fshihet edhe një merak tjetër. A është vërtetë Dardha ajo që nxit udhëtimin tonë drejt saj...
Dardharët dhe miqtë e tyre
Pjesa me e madhe e shtëpive në Dardhë, presin vizitorë dhe turistë në çdo verë, por edhe në çdo kohë. Kanë ardhur aty nga Greqia, Amerika, Spanja, Kosova dhe vende të tjera të botës. Ka qënë aty edhe ish-ambasadori amerikan, Limpreht, ish-ambasadori i BE-së, Elio Germano, ish-ambasadori grek, Iliopulos dhe mjaft njerëz të mirënjohur nga vendi ynë.
Dardha, ka nxjerrë edhe vetë njerëz të njohur, si, Teodor Laçon, Sotir Pecin, familjen Keko, Koçi Glozhienin dhe shumë të tjerë. Rreth 80 për qind e dardharëve, janë me arsim të lartë.
Veç shtëpive që presin vizitorë dhe turistë, janë edhe dy hotele, të cilët kanë në komoditetin që ofrojnë gjithçka të nevojshme, ndërsa mbrëmjet janë të ndriçuara prej llampave që qëndrojnë si yje në qiellin e fshatit.
Rrugët e kalldrëmta, janë në përfundim e sipër, ashtu si edhe muret mbajtës të tyre, që po hedhin shtat nga duar zanatçinjsh të mirëfilltë dardharë.
Nëse duhet të bësh një shëtitje, ke mundësi të vizitosh tre kisha të rralla e të mirëmbajtura, Kishën e Shën Gjergjit, të Shën Pjetrit dhe atë të Shën Thanasit.
Ndërkohë, të bën shoqëri një erë e freskët pishash dhe të ftojnë për më tutje në peisazhet e gjelbra në verë, dhe të mahnitshme në dimër, kur dëbora që nis e bie pas mbarimit të vjeshtës, ndoshta më parë se kudo tjetër në Shqipëri.
Dhe, ndërsa kujton dëborën, mëson se për këtë vit, do të jetë gati një kampinë skish për fëmijët, për të cilin dardharët të thonë se do të jetë mjaft i veçantë, madje në gjithë vendin. Për një gjë të tillë dardharët kanë shumë mall, pasi një pjesë e fëmijëve të tyre kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, ata i presin të kthehen se tashmë Dardha po merr vërtetë emrin e saj të vërtetë.
Magjitë e Dardhës
Imazhi i nderur më së shumti mes imagjinatës, vazhdonte të mbetet po ai.
Në atë terren malor, të rrethuar nga pyjet, përsëri gjen një fshat të gurtë, shtëpitë të gjitha të mbuluara me plloça guri të zbritura nga mali përkarshi. Pastaj ndjen hapat në rrugët e kalldrëmta që të çojnë portë më portë, pas se cilës prej tyre të pret një nënë e dhimbsur që të ftonte të hyje brenda. Nëpër oborre shtëpish, ka nisur të dëgjohet zukatja e bletëve, i zoti i shtëpisë nxjerr rakinë e kumbullës të zjerë tre herë. Ndërkohë, ndjen se po hapen petët e lakrorit të famshëm dardhar, që piqet nën saç, si një herë e një kohë. Por, të gjitha gatesat aty kanë mbetur të papërsëritshme, siç është i pabesueshëm mishi i qengjit që ka aromën e trendelinës së Gramozit.
Më tej vjen edhe kënga, ngadalë si një përallë e moçme, e treguar nga gjyshet, që kur përfundon, lutesh të ta tregojnë përsëri. Kryefamiljarët, sikur të duan të mos prishin asgjë nga shkëlqimi i mikpritjes, të ftojnë për gjah. Mund t’i zesh pritë lepurit apo derrit të egër, të gjurmosh një thëllëzë apo të rrish e të vështrosh spektaklin e një ketri, siç mund të kundrosh bukurinë e një sorkadheje, të hidhesh deri në kufijtë e saj me Sinicën, Arrzën, apo në fshatin më tej, në atë të Nikolicës.
Ky peisazh është po ai që kishte qënë dhe po ajo mikpritje e lëvduar në shekuj, por kureshtja të shtyn për më shumë, në ditët e sotme të Dardhës.
Monumenti natyror, që i bën karshillëk Dardhës
Alpinistët, të vetmit që kanë mposhtur “Gurin e Cjapit“
KORÇE - Përballë me fshatin turistik të Dardhës, ndodhet “Guri i Cjapit”, i cili del mbi lartësinë e pyjeve të kësaj zone, nën një prezantim mjaft të egër, grishës dhe të frikshëm.
Ndërsa sheh atë lartësi shkëmbore, të lind ndjesia për ta mposhtuar atë, kryeneçësinë e tij, një dëshirë kjo që ka munduar gjithë njerëzit, vizitorët e mysafirët që kanë shkelur në ato anë. Për njeriun e zakonshëm, ai shkëmb ka mbetur i paprekur edhe në ditët e sotme. Është kjo, arsyeja që atë e kanë thirrur që nga kohët më të hershme, “Guri i Cjapit”.
Gojëdhënat tregojnë se sipër këtij guri, është vënë re kohë më parë, prania e cjapit, por edhe kjo mbetet legjendë, pasi ngjitja në këtë gur, mbetet e rrezikshme edhe për kafshë të tilla.
Kur je pranë “Gurit të Cjapit”, sheh se ai ngjan me një çadër, që nuk të lejon të kalosh sipër strehës së tij, duke vazhduar ngjitjen e tij, mbi këtë strehëz, mbrojtje natyrore si për të thënë, “unë jam i papërkulshëm”.
Duke qënë i tillë, ka tërhequr dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e alpinistëve. I pari që është ngjitura atje, ku mund të ketë shkelur vetëm këmba e cjapit, ka qënë alpinisti Koço Zisi. Dëshmitarët okularë tregojnë se gjatë ngjitjes, ai rrezikoi shumë herë, por mundi t’ia dilte mbanë. Po atë shkemb, e ka ngjitur edhe alpinistja Tefta Zguri.
Përfundimisht, legjenda e “Gurit të Cjapit” u thye.
Por edhe pse ndodhi kështu, guri i Cjapit qëndron përsëri atje po kaq madhështor, i egër dhe i frikshëm, njësoj siç ka qënë vite e shekuj më parë. Për njeriun e zakonshëm, ai mbetet një gur që i përket vetëm cjapit. Me bukurinë e tij, ai vështron sa nga Korça aq edhe nga Dardha, si një udhërrëfyes për të treguar se në atë zonë, shtrihen mrekullitë natyrore. Dhe kjo gjë mbetet e vërtetë.
Të gjithë ata që duan të vizitojnë Dardhën, nuk mund të largohen pa shkuar edhe te “Guri i Cjapit”. Qëndrojnë para tij, ëndërrojnë të thyejnë frikën, imagjinojnë sikur janë sipër tij, por mbi të gjitha, nëse ke rastin të jesh atje, ai gur i çuditshëm për pamjen, formën, frikën, egërsinë, di të dhurojë pafundësisht kënaqësi...
Flet Niko Balli, kryetari i shoqatës “Shpresa Dardhare”
“Vlerat e Dardhës, të harruara për mungesë fondesh”
KORÇE - Nëse kjo është Dardha me magjitë e saj të dhuruara nga natyra, të tjera vlera të saj kanë mbetur të harruara për mungesë të fondeve, të cilat gjithnjë janë dhënë me pikatore.
Niko Balli, Kryetari i Shoqatës “Shpresa Dardhare” dhe njëkohësisht Presidenti i shoqatës së agrobiznesit për rrethin e Korçës thotë se, “Dardha është fshati i vetëm, ku nuk është bërë menaxhimi i tokave dhe truajeve, ç’ka do të thotë’ se një fenomen i tillë’ pengon zhvillimin e mëtejshëm të saj”.
Po kështu thotë Balli, “edhe pse pyjet e këtj fshati turistik kanë mbetur mjaft të veçantë, përsëri nuk i kanë shpëtuar prerjeve të paligjshme. Absurdi më i madh, thotë ai’ është se ndërsa ky fshat i takon rrethit të Korçës, pyjet e tij menaxhohen nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Devollit. Një realitet i tillë bën që ne të mos kemi asnjë mundësi për ruajtjen e tyre”.
Çudi të tilla nuk kanë të mbaruar në fshatin e Dardhës.
Tre hektarë tokë i kanë dhënë dardharët Drejtorisë së Përgjithshmë të Pyjeve në Tiranë, për mbjelljen e bimëve eterovajore, sepse një bimësi e tillë shkonte pro turizmit, por tashmë, prej shumë vitesh, drejtoria në fjalë, nuk e shfrytëzon më, duke e lënë djerrë, ndërsa dardharët nuk e marrin dot atë tokë, duke u kthyer kështu në tokën e askujt.
Balli tregon më shqetësim se si “nga Fondi i Zhvillimit, u dhanë 12 milonë lekë për rregullimin e brendshëm të Dardhës, por lufta se kush do ta rrëmbente tenderin, bëri që ai fond të mos përdorej kurrë në interes të Dardhës”.
Po kështu shton ai, “ndërsa është folur për sjelljen e ujit të burimeve të tjera në fshat dhe ndërsa jepen fonde për këtë qëllim, uji i burimeve të maleve, ende nuk arrin në Dardhë. Jo se Dardha nuk ka ujë, por ndërsa është menduar të sillet uji i pastër dhe i kristaltë i kësaj zone duhet që të bëhet realitet”.