Autobusë e furgonë në grevë, paralizohet qarkullimi në Vlorë
VLORE - Drejtuesit e autobusëve dhe të taksive të licencuara të qytetit të Vlorës kanë protestuar dje kundër konkurrencës së pandershme.
Ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën para bashkisë, në pritje për një takim me kryebashkiakun, takim i cili nuk u është mundësuar. Duke drejtuar automjetet e tyre ata kanë parakaluar në radhë në të gjithë qytetin me boritë e ndezura. Karvani i taksive dhe autobusëve është nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit nga rrethi i Skelës dhe i janë drejtuar sheshit para godinës së bashkisë. "Parada" e tyre ka krijuar jo pak probleme në trafik, edhe pse kanë qenë të shoqëruar nga Policia Rrugore. I pranishëm në këtë protestë ishte dhe kreu i sindikatave të pavarura, Gëzim Qato, i cili është shprehur se, protesta e sotme zhvillohet në mbrojtje të dy sektorëve të transportit si atë të taksive 4+1, po ashtu të autobusëve. Kërkesa kryesore e protestuesve ka qenë mbrojtja nga konkurrenca e pandershme në të dy sektorët. Qato është shprehur në fjalën e tij të mbajtur përpara bashkisë se, institucionet përkatëse nuk po marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate. "Taksitë me licencë po falimentojnë pasi ato pa licencë ofrojnë çmime më të lira", ka pohuar ai. I njëjti problem është evidentuar edhe për autobusët, të cilët sipas tij, po konkurrohen në mënyrë të pandershme nga furgonët taksi dhe për ta bashkia nuk duhet të japë licenca. Gjithashtu në radhën e kërkesave ka qenë edhe rikthimi i vendstacionit të autobusëve atje ku kanë qenë më parë. Sipas Qatos, nëse nuk do të realizohen kërkesat, në ditët e ardhshme protesta do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, deri në paralizim të plotë të udhëtimeve. q.b