Vrau biznesmenin, dënohet 25 vjet burg
VLORE - Gjykata e Vlorës dënoi dje me 25 vjet heqje lirie Joni Lamajn, me akuzën e vrasjes së biznesmenit nga Dhërmiu, Jani Gjikuria.
Ngjarja ndodhi më 21 shkurt të vitit 2005, pas një konflikti që viktima kishte pasur me autorin ditë më parë. Gjyqi ndaj të akuzuarit është zhvilluar në mungesë. Sipas akuzës dhe më pas vendimit të gjykatës, vrasja ka qenë e paramenduar, pasi autori i ka shkuar në shtëpi Gjikurias, duke e qëlluar me armë zjarri sapo ai ka dalë jashtë. Prokuroria e Vlorës, në bazë të provave të mbledhura për Lamajn e ka cilësuar atë si autor, duke kërkuar dënimin e tij me 25 vjet burg. Kjo kërkesë është marrë parasysh dhe nga trupi gjykues. Policia e Vlorës e ka shpallur atë person në kërkim, duke kërkuar ndihmën e komisariateve të tjera dhe Interpolit për zbulimin e vendndodhjes. q.b