Oficeri i Masakruar në `97 Gjergj Mehmeti, shpallet "Hero i Kombit"
TIRANE - Gjergj Mehmeti, ish-oficeri i masakruar në Qafë Gjashtë në pranverën e vitit 1997, është varrosur dje në varrezat e "Dëshmorëve të Kombit" në Tiranë.
Efektivë nga të gjithë strukturat e policisë në vend, kanë kryer homazhe përpara trupit të ish-oficerit të Policisë Gjergj Mehmeti, të masakruar dhe djegur në Sarandë 11 vite më parë. Trupi i tij, i vendosur në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë është vizituar nga qindra oficerë dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë nderuar me një minutë heshtje përpara trupit të ish-kolegut të masakruar barbarisht nga grupet e personave të armatosur. Familja dhe të afërmit e oficerit të vrarë gjatë trazirave të '97, kanë pritur ngushëllimet dhe nderimet e kolegëve të tij, por edhe krerëve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të lartë të Qeverisë e Parlamentit. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, e kreu i Policisë Ahmet Prençi, kanë qëndruar përkrah të afërmve gjatë homazhit dhe vendosjes së një kurore me lule pranë trupit së të ndjerit. Topalli, pas homazhit të kryer ndaj Mehmetit dhe ngushëllimit të familjes tha për mediat se Gjergj Mehmeti sot është hero. "Gjergj Mehmeti ishte një djalë i ri në detyrën e tij si oficer i policisë në vitin '97, kur e plagosën dhe në mënyrën më mizore e dogjën të gjallë. Në fakt, ai vetëm po mbronte shtetin, vetëm po bënte detyrën e tij. Ndaj dhe unë e konsideroj një hero, vepra e tij është e jashtëzakonshme". Sipas Topallit, të gjithë duhet ta nderojnë dhe të përulen para tij. Rreth orës 12:00, në Shtëpinë e Ushtrisë mbërriti kreu i qeverisë Sali Berisha. Pas ritualit të nderimit dhe respektit në heshtje për oficerin e vrarë në vitin 1997, Berisha, ka ngushëlluar familjen e Mehmetit. "Sot Shqipëria dhe shqiptarët i bëjnë nderimin e merituar, i kthejnë borxhin njërit prej shërbëtorëve më të shkëlqyer të kombit dhe të shtetit, njërit prej oficerëve më trima të Policisë së Shtetit, i cili u dogj për së gjalli për të mbrojtur ligjin, rendin dhe jetën e qytetarëve", pohoi Berisha. Në ceremoninë e djeshme për nder të oficerit të vrarë gjatë trazirave të vitit 1997, binin në sy prezenca e politikanëve deputetëve dhe funksionarëve të djathtë, që kishin ardhur për të nderuar Mehmetin. Në fund familjes i është dorëzuar edhe titulli "Dëshmor i Atdheut", ndërsa trupi i tij është përcjellë për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. d.b