Autobusi i hipën autoveturës, vdes 53-vjeçarja

14/02/2005 Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, një i vdekur dy të palgosur
LIBRAZHD – Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Librazhd. Një i vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci tragjik i këtij aksidenti. Një grua ka humbur jetën, nga përplasja e automjetit të tyre me një autobuz, ndërsa kthehej nga Prrenjasi për në Librazhd,ku edhe banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 të ditës së shtunë, në segmentin Prrenjas-Librazhd, në kilometrin 123, në vendin e quajtur Pishkash, rreth 7 kilometra larg qytetit të Prrenjasit.
Një automjet tip “Volksëagen Passat” me targa LB 1532 A, i drejtuar nga Bajram Gula, 42 vjeç, banues në qytetin e Librazhdit, me të cilin udhëtonin edhe Xhemile Korça 53 vjeç dhe Banush Çuka 40 vjeç, edhe këta banues në Librazhd, është përplasur me një autobuz të Gostivarit, me targë GV 252 BE, tip “Astra”, pronë e shoqërisë “Duro Turist”, i cili vinte me udhëtarë nga Italia dhe shkonte në Maqedoni.
Sipas burimeve të policisë së qarkullimit rrugor të Librazhdit, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, mësohet se automjeti me dy të aksidentuarit dhe ku udhëtonte viktima që vdiq, vinte nga Prrenjasi për të shkuar në Librazhd. Ata ishin që të tre tregëtarë të pakicës dhe kishin qenë në qytetin e Prrenjasit, pasi ishte ditë pazari.
Në vendin e aksidentit, automjeti i tyre mësohet të ketë bërë një parakalim të gabuar dhe nuk ka mundur t’i shmanget përplasjes me autobuzin që vinte pas tij.
Për pasojë, automjeti i tyre ka përfunduar poshtë autobusit, ku edhe ka mbetur e vdekur në vend 53-vjeçarja Xhemile Korça, nënë e dy fëmijëve, si dhe janë plagosur rëndë edhe dy personat e tjerë.
Në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi i ekspertizës mjeko-ligjore si dhe punonjës të organit të prokurorisë, të cilët kanë marrë në administrim ngjarjen, ndërsa policia ka bërë ndalimin e drejtuesit të autobuzit nga Gostivari, Jusuf Ademi dhe shoqërimin e tij, deri në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Dy të palgosurit janë nisur menjëherë në spitalin e Librazhdit e që këtej, për shkak të nevojës për një shërbim mjekësor më të kualifikuar, janë transportuar për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, në gjendje të rëndë. Mësohet se 43-vjeçari Çuka, ka dëmtime të mushkërisë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Në harkun kohor të një muaji, ky është aksidenti i tretë në këtë segment rrugor.