E Diel, 1 Nëntor 2026

PS rimerr drejtimin në Këshillin Bashkiak

Vlorë

Gjykata e Apelit Vlorë u ka dhënë fund mosmarrëveshjeve në lidhje me drejtimin e Këshillit Bashkiak të qytetit. Me anë të një vendimi të marrë dje, socialistit Kujtim Sulçe i është njohur e drejta për të ushtruar funksionin e kryetarit të këtij këshilli, që dominohet nga PS-ja dhe aleatët e saj. Pas këtij vendimi, kryetari i Këshillit Bashkiak, Kujtim Sulçe, tha se “kjo nuk është një fitore imja, por një fitore e drejtësisë”. Ai kishte kundërshtuar me forcë dhe e kishte konsideruar politik vendimin e Gjykatës së Faktit, që ia mohoi postin në të cilin u zgjodh me shumicë votash të këshilltarëve. Ishte prefekti i Vlorës ai që në muajin tetor të vitit të shkuar e çoi çështjen në gjykatë dhe gjatë kësaj kohe Këshilli Bashkiak i Vlorës u drejtua nga Arben Sinani i LSI-së, të cilit ia dha pushtetin Gjykata e Shkallës së Parë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›