Autobusi me pasagjerë përplaset me trafikndarësen
Një nga autobusët e linjës Tiranë-Selanik
është aksidentuar ditën e djeshme në
Sukth të Durrësit, por pa pasoja për jetën e
pasagjerëve që ndodheshin në të. Udhëtarët
janë tronditur nga përplasja me trafikndarësin
e superstradës Tiranë-Durrës dhe
disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin e
Durrësit, ku bëhet e ditur se, pasi kanë marrë
mjekimin e parë, janë larguar. Ngjarja automobilistike
ka ndodhur paraditen e djeshme,
pranë mbikalimit të Sukthit dhe si rezultat
është shkaktuar bllokimi i qarkullimit rrugor
për më shumë se gjysmë ore. Punonjësit e
policisë rrugore, që kanë shkuar në vendin e
ngjarjes për normalizimin e trafikut në këtë
segment rrugor, thanë se ngjarja ka ndodhur
si rezultat i rrëshqitjes së autobusit me targa
TR 4863 N në rrugën e lagur nga reshjet e djeshme
të shiut. Shpejtësia në drejtimin e autobusit
dhe lagështia e rrugës janë shkaktarë
të aksidentit, po ndërkohë po hetohet dhe
për një situatë tjetër. Është thënë se shoferi
ka qenë i detyruar të bëjë një devijim pas
frenimit të një furgoni të linjave interurbane
dhe mos ruajtjes së distancës mes mjeteve në
lëvizje. Ndërsa pasagjerët janë shpërndarë
për në banesa, mjeti i aksidentuar ka mbetur
në anë të rrugës, në pritje të riparimit.