Mos akordimi polici-gjykatë, lirohet Ndue Gjeloshaj
Një tjetër "blof" i policisë
ka ndodhur këto ditë me
arrestimin e personave të
shpallur në kërkim. Pikërisht dje,
policia është detyruar të lirojë
Ndue Gjeloshajn, i cili, tri ditë më
parë, u prangos për një vrasje të
ndodhur vite më parë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të
ditur se lirimi i Ndue Gjeloshajt
u bë për arsye se gjykata ia kishte
hequr masën e sigurisë, "arrest
me burg". Kjo ka nxjerrë në pah
mos koordinimin e punës mes
dy organeve, por që i ka kushtuar
disa ditë në qeli Gjeloshajt. Sipas
të dhënave zyrtare, masa e sigurisë
ishte hequr që më datën 4
mars të këtij viti. Ndue Gjeloshaj
u kap në Rinas, teksa deportohej
nga Gjermania me pasaportë me
emër fals. Burimet policore thanë
se ai akuzohet se më datë 5 prill
të vitit 2000, ka vrarë Kujtim
Karajn, gjatë një konflikti të
momentit. Sipas policisë, kjo
ngjarje ka ndodhur në ambientet
e një hoteli në Tiranë. Viktima,
bashkë me një mikun e tij,
kanë qenë duke tërhequr zvarrë
një mikun e Gjeloshajt, pasi
e kishin pyetur se ku ndodhej
një person dhe ai nuk u kishte
treguar. "Ndue Gjeloshaj, i cili
dëgjon grindjen, zbret nga kati
i sipërm i hotelit dhe sheh dy
persona që po tërhiqnin zvarrë
Ndoc Maklekajn, të cilin e ka
djalë daje. Sheh gjithashtu që
njëri prej agresorëve mbante
në dorë një pistoletë. Pas këtyre
momenteve, Ndue Gjeloshaj,
merr një automatik në banakun
e sportelit, e mbush me fishekë
dhe duke shfryrë me fjalë në
drejtim të personave, e drejton
armën te personat që po tërhiqnin
Ndocin. Në atë moment, dy
personat tentojnë të largohen,
por Gjeloshaj qëllon dhe, si pasojë,
plagos rëndë njërin prej tyre,
Kujtim Karajn, i cili vdiq më vonë
në spital", deklarohet në dosjen
penale të Prokurorisë.
ka ndodhur këto ditë me
arrestimin e personave të
shpallur në kërkim. Pikërisht dje,
policia është detyruar të lirojë
Ndue Gjeloshajn, i cili, tri ditë më
parë, u prangos për një vrasje të
ndodhur vite më parë. Burimet
policore të kryeqytetit bënë të
ditur se lirimi i Ndue Gjeloshajt
u bë për arsye se gjykata ia kishte
hequr masën e sigurisë, "arrest
me burg". Kjo ka nxjerrë në pah
mos koordinimin e punës mes
dy organeve, por që i ka kushtuar
disa ditë në qeli Gjeloshajt. Sipas
të dhënave zyrtare, masa e sigurisë
ishte hequr që më datën 4
mars të këtij viti. Ndue Gjeloshaj
u kap në Rinas, teksa deportohej
nga Gjermania me pasaportë me
emër fals. Burimet policore thanë
se ai akuzohet se më datë 5 prill
të vitit 2000, ka vrarë Kujtim
Karajn, gjatë një konflikti të
momentit. Sipas policisë, kjo
ngjarje ka ndodhur në ambientet
e një hoteli në Tiranë. Viktima,
bashkë me një mikun e tij,
kanë qenë duke tërhequr zvarrë
një mikun e Gjeloshajt, pasi
e kishin pyetur se ku ndodhej
një person dhe ai nuk u kishte
treguar. "Ndue Gjeloshaj, i cili
dëgjon grindjen, zbret nga kati
i sipërm i hotelit dhe sheh dy
persona që po tërhiqnin zvarrë
Ndoc Maklekajn, të cilin e ka
djalë daje. Sheh gjithashtu që
njëri prej agresorëve mbante
në dorë një pistoletë. Pas këtyre
momenteve, Ndue Gjeloshaj,
merr një automatik në banakun
e sportelit, e mbush me fishekë
dhe duke shfryrë me fjalë në
drejtim të personave, e drejton
armën te personat që po tërhiqnin
Ndocin. Në atë moment, dy
personat tentojnë të largohen,
por Gjeloshaj qëllon dhe, si pasojë,
plagos rëndë njërin prej tyre,
Kujtim Karajn, i cili vdiq më vonë
në spital", deklarohet në dosjen
penale të Prokurorisë.