Reforma, avokatët akuzojnë Alibeajn: Na preu në "besë"
Avokatët reagojnë ashpër
ndaj nismave të Ministrisë
së Drejtësisë për
projektligjin "Për avokatinë",
i cili është miratuar disa ditë
më parë nga qeveria dhe është
dërguar në Kuvend pa dijeninë e
grupit të interesit. Ndërkohë, ata
i cilësuan "si tendencioze dhe jo
të moralshme", veprimet e kësaj
ministrie. Virgjil Karaj, sekretari
i Përgjithshëm i Dhomës së
Avokatisë, në një prononcim për
gazetën "Shqip", deklaroi dje se
drafti i është dërguar zyrtarëve
të ministrisë në muajin janar të
vitit 2007, ku si duket jo pa qëllim,
është lënë në harresë. Është
dashur reforma në drejtësi për
ta nxjerrë atë nga pluhuri dhe
dekonspiruar "pabesinë" e institucionit
të drejtuar aktualisht nga
Alibeaj. Krahas propozimeve të
avokatëve, ekspertët, kanë futur
në katër nene fjalën "ministri",
duke sjellë kështu acarimin e
përfaqësuesve të mbrojtjes. Kryesia
e Dhomës së Avokatisë është
mbledhur të mërkurën pasdite,
në një mbledhje të gjatë për të diskutuar
rreth propozimeve që do
t‘i dërgojnë Kuvendit. Mbledhja
ka zgjatur deri në orët e para të
mëngjesit të së enjtes, ndërsa sot
pritet që propozime konkrete t‘i
dërgohen Komisionit të Ligjeve.
"Na preu në besë"
Në fillim të vitit 2007, Dhoma
Kombëtare e Avokatisë dërgon
në Ministrinë e Drejtësisë një
draft për ndryshimin e ligjit "Për
avokatinë". Propozimet e avokatëve
duket se vetëm janë lexuar
formalisht dhe as është denjuar
të merren parasysh. Nga një
shikim i shpejtë i propozimeve,
ekspertët e ministrisë kanë kryer
disa ndryshime, ku në katër nene
të projektligjit kanë futur fjalën
"ministri", ndërsa e kanë dërguar
atë në fshehtësi të plotë në qeveri.
Duke "injoruar" avokatët, drafti
përfundimtar është miratuar
disa ditë më parë nga Këshilli i
Ministrave dhe i është dërguar
direkt Kuvendit të Shqipërisë.
Veprimi i "Alibeajt" ka lënë me
"gisht në gojë" avokatët, të cilët
kanë qenë të papërgatitur për
këtë veprim. Të indinjuar kanë
reaguar, por zëri i tyre nuk është
dëgjuar, pasi vëmendja e të gjithë
klasës politike është fokusuar
faktikisht, te ligji i gjyqësorit
dhe i prokurorisë, ku përfitimet
politike janë edhe të mëdha. Gjithsesi,
"lufta" e avokatëve nuk do
të rresht, por do të përqendrohet
në komisionin e ligjeve. Avokati
Virgjil Karaj deklaroi dje se kryesia
po përgatit oponencën ndaj
vendimit të qeverisë.
Ku jemi prekur
Ndërkaq, forumi i avokatëve të
Shqipërisë deklaroi disa ditë më
parë se në parim ky projektligj e
ka vendosur pozitën e institucionit
të avokatisë, ose të mbrojtësit
ligjor, siç theksohet në Kushtetutë,
nën varësinë dhe ndikimin
direkt të pushtetit ekzekutiv, nën
varësinë dhe trysninë e organit të
akuzës dhe të pushtetit gjyqësor.
Ata kundërshtojnë nenin 6-të të
projektligjit, i cili nis me ankimin
e çdo personi që mbrohet, ose
përfaqësohet prej avokatit, të çdo
personi të tretë, të çdo gjyqtari
dhe prokurori, të ministrit të
Drejtësisë dhe të çdo organi tjetër
shtetëror, i parashikuar me ligj.
Sipas tyre, prej përmbajtjes së
këtij neni del qartë që mbrojtësi
ligjor në demokracinë shqiptare
nuk është një institucion
serioz, por formal, e madje, ky
institucion, nëse ky projektligj
do të kthehet në ligj, ka shumë
pak ndryshime nga ish-Zyrat
Juridike dhe "Këshilltarët ligjor"
në sistemin e diktaturës komuniste.
"Antikushtetues dhe shkelje
flagrante e të drejtës së mbrojtjes
ligjore në procesin gjyqësor është
edhe përmbajtja e nenit 15-të të
projektligjit që po diskutojmë.
Të përcaktosh Gjykatën e Apelit
si organin gjyqësor që shqyrton
dhe jep vendimet e formës së
prerë për ankimet e avokatëve
dhe të ministrit të Drejtësisë
kundër vendimeve të Komitetit
Disiplinor të Dhomës Kombëtare
të Avokatëve, si dhe kundër mosveprimeve
të Dhomës Kombëtare
të Avokatisë, është cenimi më
flagrant që i bëhet pavarësisë së
institucionit të mbrojtjes ligjore
në procesin gjyqësor", deklaron
forumi i avokatëve. Më tej, sqarohet
se antikushtetues dhe në
kundërshtim flagrant me parimin
e ndarjes së pushteteve në
një shtet të vërtetë ligjor, është
edhe përmbajtja e nenit 16-të në
projektligj.
Nonsenset e projektligjit
Sipas avokatëve, sipas ligjit të
sapo përgatitur, Dhoma Kombëtare
e Avokatisë regjistron
vendimet disiplinore dhe njofton
Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorin
e Përgjithshëm për këto
vendime. "Nuk e kuptojmë ç‘punë
ka Prokurori i Përgjithshëm me
vendimet disiplinore të Dhomës
Kombëtare të Avokatëve. Ky
formulim është një tendencë e
hapur për ta vënë institucionin
e mbrojtësit ligjor nën kontrollin
e plotë të organit të akuzës, të
organit ekzekutiv, e madje edhe
të organit gjyqësor, me qëllim që
zëri i këtij institucioni të shuhet
dhe padrejtësia të kthehet në sistem",
protestojnë përfaqësuesit
e mbrojtjes ligjore.
ndaj nismave të Ministrisë
së Drejtësisë për
projektligjin "Për avokatinë",
i cili është miratuar disa ditë
më parë nga qeveria dhe është
dërguar në Kuvend pa dijeninë e
grupit të interesit. Ndërkohë, ata
i cilësuan "si tendencioze dhe jo
të moralshme", veprimet e kësaj
ministrie. Virgjil Karaj, sekretari
i Përgjithshëm i Dhomës së
Avokatisë, në një prononcim për
gazetën "Shqip", deklaroi dje se
drafti i është dërguar zyrtarëve
të ministrisë në muajin janar të
vitit 2007, ku si duket jo pa qëllim,
është lënë në harresë. Është
dashur reforma në drejtësi për
ta nxjerrë atë nga pluhuri dhe
dekonspiruar "pabesinë" e institucionit
të drejtuar aktualisht nga
Alibeaj. Krahas propozimeve të
avokatëve, ekspertët, kanë futur
në katër nene fjalën "ministri",
duke sjellë kështu acarimin e
përfaqësuesve të mbrojtjes. Kryesia
e Dhomës së Avokatisë është
mbledhur të mërkurën pasdite,
në një mbledhje të gjatë për të diskutuar
rreth propozimeve që do
t‘i dërgojnë Kuvendit. Mbledhja
ka zgjatur deri në orët e para të
mëngjesit të së enjtes, ndërsa sot
pritet që propozime konkrete t‘i
dërgohen Komisionit të Ligjeve.
"Na preu në besë"
Në fillim të vitit 2007, Dhoma
Kombëtare e Avokatisë dërgon
në Ministrinë e Drejtësisë një
draft për ndryshimin e ligjit "Për
avokatinë". Propozimet e avokatëve
duket se vetëm janë lexuar
formalisht dhe as është denjuar
të merren parasysh. Nga një
shikim i shpejtë i propozimeve,
ekspertët e ministrisë kanë kryer
disa ndryshime, ku në katër nene
të projektligjit kanë futur fjalën
"ministri", ndërsa e kanë dërguar
atë në fshehtësi të plotë në qeveri.
Duke "injoruar" avokatët, drafti
përfundimtar është miratuar
disa ditë më parë nga Këshilli i
Ministrave dhe i është dërguar
direkt Kuvendit të Shqipërisë.
Veprimi i "Alibeajt" ka lënë me
"gisht në gojë" avokatët, të cilët
kanë qenë të papërgatitur për
këtë veprim. Të indinjuar kanë
reaguar, por zëri i tyre nuk është
dëgjuar, pasi vëmendja e të gjithë
klasës politike është fokusuar
faktikisht, te ligji i gjyqësorit
dhe i prokurorisë, ku përfitimet
politike janë edhe të mëdha. Gjithsesi,
"lufta" e avokatëve nuk do
të rresht, por do të përqendrohet
në komisionin e ligjeve. Avokati
Virgjil Karaj deklaroi dje se kryesia
po përgatit oponencën ndaj
vendimit të qeverisë.
Ku jemi prekur
Ndërkaq, forumi i avokatëve të
Shqipërisë deklaroi disa ditë më
parë se në parim ky projektligj e
ka vendosur pozitën e institucionit
të avokatisë, ose të mbrojtësit
ligjor, siç theksohet në Kushtetutë,
nën varësinë dhe ndikimin
direkt të pushtetit ekzekutiv, nën
varësinë dhe trysninë e organit të
akuzës dhe të pushtetit gjyqësor.
Ata kundërshtojnë nenin 6-të të
projektligjit, i cili nis me ankimin
e çdo personi që mbrohet, ose
përfaqësohet prej avokatit, të çdo
personi të tretë, të çdo gjyqtari
dhe prokurori, të ministrit të
Drejtësisë dhe të çdo organi tjetër
shtetëror, i parashikuar me ligj.
Sipas tyre, prej përmbajtjes së
këtij neni del qartë që mbrojtësi
ligjor në demokracinë shqiptare
nuk është një institucion
serioz, por formal, e madje, ky
institucion, nëse ky projektligj
do të kthehet në ligj, ka shumë
pak ndryshime nga ish-Zyrat
Juridike dhe "Këshilltarët ligjor"
në sistemin e diktaturës komuniste.
"Antikushtetues dhe shkelje
flagrante e të drejtës së mbrojtjes
ligjore në procesin gjyqësor është
edhe përmbajtja e nenit 15-të të
projektligjit që po diskutojmë.
Të përcaktosh Gjykatën e Apelit
si organin gjyqësor që shqyrton
dhe jep vendimet e formës së
prerë për ankimet e avokatëve
dhe të ministrit të Drejtësisë
kundër vendimeve të Komitetit
Disiplinor të Dhomës Kombëtare
të Avokatëve, si dhe kundër mosveprimeve
të Dhomës Kombëtare
të Avokatisë, është cenimi më
flagrant që i bëhet pavarësisë së
institucionit të mbrojtjes ligjore
në procesin gjyqësor", deklaron
forumi i avokatëve. Më tej, sqarohet
se antikushtetues dhe në
kundërshtim flagrant me parimin
e ndarjes së pushteteve në
një shtet të vërtetë ligjor, është
edhe përmbajtja e nenit 16-të në
projektligj.
Nonsenset e projektligjit
Sipas avokatëve, sipas ligjit të
sapo përgatitur, Dhoma Kombëtare
e Avokatisë regjistron
vendimet disiplinore dhe njofton
Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorin
e Përgjithshëm për këto
vendime. "Nuk e kuptojmë ç‘punë
ka Prokurori i Përgjithshëm me
vendimet disiplinore të Dhomës
Kombëtare të Avokatëve. Ky
formulim është një tendencë e
hapur për ta vënë institucionin
e mbrojtësit ligjor nën kontrollin
e plotë të organit të akuzës, të
organit ekzekutiv, e madje edhe
të organit gjyqësor, me qëllim që
zëri i këtij institucioni të shuhet
dhe padrejtësia të kthehet në sistem",
protestojnë përfaqësuesit
e mbrojtjes ligjore.