Avokatët "sorollatin" gjyqin e Bandës së Durrësit
Përsëri debate në seancën e djeshme në
procesin gjyqësor të Bandës së Durrësit.
Kësaj here kanë qenë protagonistë avokatët
e përjashtuar, ata që u paraqitën në seancë
si ndjekës të thjeshtë të gjyqit. Trupi gjykues,
me në krye Gurali Brahimllarin, kërkoi në sallë
avokatët "e caktuar kryesisht", për të pandehurit
Lulzim Berisha, Endrit Dokle, si dhe Indrit
Taullaj. Por, asnjëri prej tyre nuk u paraqit dje në
seancën e radhës. Sipas ish-mbrojtjes, seanca
e mëparshme nuk u braktis nga avokatët, por
ishin vetë të pandehurit, ata që shprehën se nuk
kërkonin të mbroheshin më nga përfaqësuesit e
tyre ligjorë. Gjyqi i mëparshëm, u shty për shkak
të kërkesës për njohje nga avokatët e rinj, "të
caktuar kryesisht" nga gjykata, të dosjeve të të
pandehurve. Kjo, për të pasur kohën e mjaftueshme
për përgatitjen e mbrojtjes. Duket se kjo
"lojë" e mbrojtjes ka një synim: të shtyjnë sa më
shumë dëshminë e të penduarit Adriatik Coli.