E Diel, 1 Nëntor 2026

iti 1947, kur shteti komunist ekzekutonte deputetët pa gjyqe Viti 1947, kur shteti komunist ekzekutonte deputetët pa gjyqe

(vijon nga numri i kaluar)

Në pjesën e parë të këtij sh
krimi të botuar në numrin
e djeshëm, u njohëm me një
histori të shkurtër të jetës
së Riza Kishtës, i cili lindi në vitin
1897 në fshatin Kishtë të Gramshit.
Në vitet 1914-1915, ai punoi si mësues
i gjuhës shqipe në Komunën e
Rashtanit, pasi ishte diplomuar në
Normalen e Elbasanit. Më pas, ai
punoi si sekretar në dy komuna të
Gramshit dhe në vitin 1918, u diplomua
në Akademinë Ushtarake të
Stambollit në degën e Artilerisë. Pas
viteve 1920, Rizai shkoi në Itali dhe
ndoqi studimet në Akademinë Ushtarake
të Firences, dhe kur u kthye në
atdhe shërbeu si oficer në Gardën Kombëtare
të Kryeministrit Ahmet Zogu.
Nga viti 1928 deri në 1936, ai u zgjodh
deputet i Gramshit në dy legjislatura
të Parlamentit shqiptar. Më
pas, deri në 1939-ën, shërbeu si
qarkkomandant xhandarmërie në
Peshkopi dhe Gjirokastër. Gjatë periudhës
së pushtimit italian të vendit,
më saktë në vitin 1942, Riza Kishta, i
cili mbante gradën e kapitenit të parë,
u emërua në funksionin e rrethkomandantit
të xhandarmërisë së Gramshit
dhe në atë kohë, ai ndihmoi mjaft
bashkëfshatarë të tij të varfër, duke i
regjistruar ata në lista fiktive si
pjesëtarë të forcave të batalionit të
milicisë italiane, që ishte formuar në
atë kohë për mbajtjen e rendit dhe
qetësisë publike. Po gjatë asaj kohe
që ishte në atë detyrë, Rizai nuk pranoi
që të sulmonte çetën partizane të
komanduar nga Metsan Ujaniku dhe
nuk i shkoi në ndihmë forcave të milicisë
që komandoheshin nga Xhaf
Bali. Dhe si rezultat i këtij qëndrimi,
kryeministri Shefqet Vërlaci firmosi
vendimin e internimit të tij në Itali.

Si u përgatit internimi i
Rizait në Itali
Pasi Riza Kishta nuk kishte zbatuar urdhrin
e eprorëve të tij për të shkuar në
ndihmë të forcave të milicisë italiane të
Xhafer Balit, të cilat ishin duke luftuar
kundër çetës partizane të komanduar
nga Mestan Ujaniku, Ministria e
Brendshme në Tiranë urdhëroi shpërbërjen
e batalionit të milicë që komandonte
ai, i cili, në përbërje të tij kishte
rreth 600 forca. Po kështu, pas këtij veprimi,
Ministria e Brendshme urdhëroi
kuesturat e Beratit dhe Elbasanit që të
organizonin survejimin e vazhdueshëm
të Riza Kishtës dhe aktivitetit të tij. Më
datë 16.1.1843, drejtori i përgjithshëm i
Policisë, Papalilo, njoftoi qeverinë e Tiranës
për rrezikshmërinë politike të Rizait.
Lidhur me këtë gjë, bën fjalë shkresa e
Komandës Supreme të Karabinierisë
(A.Q.SH. shkresa me nr. prot. 4900. datë
7.12.1942) dhe një promemorie e datës
13.11.1942, për internimin e Riza Kishtës
si element me rrezikshmëri të lartë ndaj
autoriteteve fashiste, si dhe mjaft dokumente
të tjera që gjenden në Arkivin
Qendror të Shtetit në Tiranë. Pas kësaj,
duke parë autoritetin dhe popullaritetin
e madh që gëzonte Riza Kishta, jo vetëm
në krahinën e tij, për të shmangur ndonjë
incident apo trazirë që mund të kryenin
mbështetësit e tij, autoritetet italiane
u kujdesën që internimi i tij në Itali të
bëhej sa më i kamufluar dhe pa bujë. Ata
i përgatitën një kurth, duke i dhënë një leje
për të ikur në Itali, ku ai do të shoqëronte
dy djemtë që shkonin në Firence për studime.
Më datë 30.10.1942, Rizai, i veshur
me uniformën e kapitenit të karabinierisë,
u nis për në Itali dhe pas pesë
ditësh ai u thërrit në Karabinierinë e
Firences, gjoja për një takim, ku dhe u krye
arrestimi dhe çarmatosja e tij. Pas kësaj,
me urdhër të mëkëmbësit të Mbretit në
Tiranë, Rizai u internua në një vend të
izoluar të alpeve në veri të Itali, (në rajonin
e Bergamos, Komuna Guandino), ku
qëndroi për gati dy vjet me radhë. Pas
përfundimit të afatit të internimit, disa
miq të tij, personalitete të jetës politike
dhe shoqërore në Shqipëri, ndërhynë
pranë qeverisë së Tiranës dhe autoriteteve
italiane, që ai të lirohej dhe të
kthehej në shtëpinë e tij. Si rezultat i këtyre
ndërhyrjeve, më datën 17.6.1943, Rizai,
së bashku me mikun e tij, Zef Coba nga
Shkodra, u liruan dhe u kthyen në Shqipëri.
Komandant i një
çete nacionaliste
Pas kthimit në Shqipëri, Rizai hyri në
kontakte me krerët kryesorë të organizatës
nacionaliste "Balli Kombëtar", si
Mit‘hat Frashëri, Abaz Ermenji etj., dhe
pas bisedimeve me ta, ai formoi një çetë
nacionaliste në zonën e tij të Gramshit
(duke qenë vetë komandant i saj), e cila
numëronte rreth 800 forca të armatosura.
Lidhur me aktivitetin e Riza Kishtës pas
kthimit nga internimi, dëshmon ish-partizani
Murat Rustem Kasapi (nga fshati
Karbunarë i Lushnjës), i cili, midis të
tjerash shprehet: "Kam qenë partizan i
batalionit të Myzeqesë dhe në atë kohë
kam luftuar në zonën e Lushnjës, Pezës,
Dumresë, Shpatit, Elbasanit dhe Gramshit.
Në vitin 1943, kur batalioni ynë kaloi
në zonën e Gramshit, jam njohur me Riza
Kishtën, i cili ishte komandant i një çete
nacionaliste. Në atë kohë, unë me disa
partizanë të një çete tjetër, po shoqëroja
për në atë fshat fëmijët e komandantit
tonë, Rrahman Ruçi. Në hyrje të Gramshit
ne u ndeshëm me ballistët e Çekinit dhe
luftuam për katër orë me ta. Në atë kohë,
u lajmërua Riza Kishta dhe ai, me anë të
një korrieri, i dërgoi një letër komandantit
të ballistëve, në të cilën thuhej: ‘Të lejoni
menjëherë çetën partizane të kalojë pa
prekur asnjë me dorë, se ndryshe do të
keni pasoja‘. Pas kësaj, menjëherë ballistët
hapën rrethimin dhe u larguan,
kurse ne kaluam të qetë në zonën e Vërrçës.
Në bisedat që bëra me Rizanë, mësova
se ai kishte qenë oficer akademist dhe
kishte shërbyer në Oborrin Mbretëror të
Zogut, si dhe deputet në Parlamentin shqiptar.
Nuk ishte hera e parë që Rizai ndihmonte
partizanët. Ai, që në vitin 1942,
kishte bërë një kompromis me çetën partizane
të Mestan Ujanikut, që të luftonin
kundër italianëve. Për këtë gjë, qeveria
kuislinge e internoi në Itali". Lidhur me
kompromisin që Riza Kishta bëri në atë
kohë me partizanët, nipi i tij, Hilmiu,
dëshmon: "Më 4 shtator të vitit 1944, Riza
Kishta i dërgoi një letër komandantit të
forcave partizane, Xhemal Llallës, që ata
të takoheshin në Gramsh. Qëllimi i këtij
takimi në mes partizanëve dhe forcave
nacionaliste të Riza Kishtës ishte arritja e
një marrëveshjeje që ata të ndalonin vëllavrasjen.
Takimi u realizua në Gramsh
dhe Rizai e nënshkroi marrëveshjen,
ndonëse partizanët i vunë kushte mjaft të
vështira". Lidhur me këtë marrëveshje,
ish-kuadri partizan, Kadri Musai, në kujtimet
e tija (Muzeu i Gramshit. fq. 271) ka
shkruar: "Ne nuk ishim dakort, por
megjithatë pranuam duke vënë disa
kushte që ballistët të mos ishin dakort,
takimi të mos bëhej dhe faji t‘ju ngelej atyre".
Shpëton Enverin dhe Shtabin
nga konfrontimi me ballistët
Në atë kohë që Rizai kishte krijuar
çetën e tij nacionaliste që vepronte në
zonën e Gramshit, ai fitoi një emër dhe
autoritet të madh, si nga forcat partizane,
ashtu dhe nga ato nacionaliste. Lidhur me
këtë, nipi i tij, Hilmi Kishta, dëshmon: "Siç
më ka treguar babai im Qemali, aty nga
janari i vitit 1944, kur kishte filluar Operacioni
gjerman i Dimrit, Enver Hoxha, me
një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm, u
strehuan në fshatin tonë Kishtë. Para se
të vinte në Kishtë, Enver Hoxha, me anë
të një korrieri, i dërgoi një letër Rizait, ku i
thoshte se ai po vinte të strehohej aty dhe
kërkonte prej tij që të merrte masa për sigurinë
e shokëve të Shtabit, pasi kishte dijeni
se aty ndodhej dhe një çetë balliste.
Rizai, pasi mori letrën, thirri mikun e tij të
ngushtë Lime (Halim) Musain dhe e dërgoi
që t‘i dilte para Shtabit të Përgjithshëm,
e t‘i merrte ata në shtëpinë e tij, e cila
ishte ngjitur me shtëpinë tonë. Ndërsa
Enver Hoxha, me shokët e tjerë të Shtabit
të Përgjithshëm, erdhën dhe u strehuan
te shtëpia e Lime Musait. Në një shtëpi
tjetër, që ishte fare pranë asaj ku ishin ata,
ndodhej edhe një çetë ballistësh.
Ndonëse Enveri me shtabin kishin dijeni
se ballistët ishin aty, dhe po ashtu edhe
ballistët e dinin se Enveri me shtabin ishin
ngjitur me ta, nuk ndodhi asnjë incident
midis tyre, edhe pse në atë kohë "Balli" me
partizanët kishin kohë që ishin në luftë
ndërmjet tyre. Kjo gjë ndodhi për të vetmen
arsye se shtabi i Enver Hoxhës, ashtu
dhe ballistët, nuk mund të bënin asnjë
veprim në atë fshat, pa lejen e Riza Kishtës,
i cili i kishte marrë ata në besë. Pasi
Enveri me shtabin qëndruan të qetë në
shtëpinë e Lim Musait, ku i kishte caktuar
Rizai, ata i kërkuan atij që t‘i ndihmonte të
largoheshin që andej. Pas kësaj, Rizai dërgoi
njerëzit e tij, të cilët e shoqëruan Enverin
deri në Grabovë dhe aty ata i gjetën
shoqërues të tjerë për t‘i përcjellë deri në
krahinën e Gorës ku ata do të shkonin.
Lidhur me këtë ngjarje, në kujtimet e tij
(Vepra IV, bot. 1970) midis të tjerash, Enver
Hoxha ka shkruar: "Këta (Riza Kishta e
njerzit e tij) e njihnin mirë situatën dhe
familjet që përkrahnin lëvizjen Nac-Çlirimtare,
e me siguri po të kishin ndërmënd
të bënin ndonjë kontroll, shtëpia e xha
Halimit do të ishte e para". Po kështu, në
atë kohë, edhe Mehmet Shehu e vlerësonte
mjaft kontributin e Riza Kishtës në dobi
të Luftës Antifashiste. Në një letër që ai i
dërgonte në atë kohë Shtabit të Përgjithshëm,
(vepra e zgjedhur. vëll. I. fq. 238),
midis të tjerash shkruante: "Me disa
oficerë të vegjël, si dhe me Riza Kishtën,
duhet të mbajmë qëndrim admirues".
Zgjidhet në Këshillin Antifashist
në Kongresin e Përmetit
Duke e parë dhe vlerësuar qëndrimin
e nacionalistit Riza Kishta dhe aktivitetin
e tij si antifashist, krerët kryesorë të Partisë
Komuniste që udhëhiqnin asokohe
Frontin Demokratik, e zgjodhën atë si
anëtar të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm
Antifashist Nacional-Çlirimtar, në
mbledhjen e Beratit, e cila i zhvilloi
punimet nga data 20 deri më 23 shtator të
vitit 1943. Lidhur me këtë, nipi i tij, Hilmiu
dëshmon: "Siç më ka treguar babai im,
Qemali, në atë mbledhje, njëri nga diskutantët
ishte ngritur dhe kishte përmendur
për keq Cen Elezin dhe Riza Kishtën. Menjëherë
pas tij e kishte kërkuar fjalën Baba
Faja Martaneshi, i cili e kishte marrë në
mbrojtje Rizain dhe pas asaj, ai ishte
zgjedhur në mënyrë unanime si anëtar i
Kryesisë së Këshillit të Përgjithëm Nacional-
Çlirimtar". Në majin e vitit 1944, kur u
zhvillua Kongresi i Përmetit, Riza Kishta u
zgjodh përsëri si anëtar i Kryesisë së Frontit
Demokratik të Shqipërisë. Lidhur me
këtë, ish-partizani Murat Kasapi dëshmon:
"Në Kongresin e Përmetit, ku kam
qenë vetë prezent, edhe pse Riza Kishta
nuk ishte aty, ai u zgjodh në mungesë si
anëtar i Kryesisë së Frontit Demokratik të
Shqipërisë. Më pas, në një mbledhje tjetër
të Frontit që u bë në Tiranë, në fundin e
vitit 1944, u propozua përsëri si anëtar i
Kryesisë së Frontit. Në atë mbledhje që
Rizai ishte vetë prezent, kundërshtoi dhe
tha: "Ka të tjerë që i kanë dhënë kësaj
lufte më shumë se sa unë dhe janë më të
rinj". Pas kësaj, u ngrit Abdyl Këllezi dhe
tha: "Që të mos i ngusim njerëzit, kur nuk
do vetë, nuk ka asnjë problem".
2 dhjetor 1945, kandidon
për deputet me Frontin
Për kontributin e madh që Riza Kishta
kishte dhënë në periudhën e luftës, si dhe
për autoritetin e padiskutueshëm që ai
gëzonte në të gjithë zonën e Gramshit dhe
Elbasanit, Partia Komuniste vendosi që ai
të kandidonte në zgjedhjet e 2 dhjetorit të
vitit 1945, si përfaqësues i Frontit
Demokratik. Ndonëse e zgjodhën për të
kandiduar si përfaqësues i Frontit, krerët
kryesorë të Partisë Komuniste i udhëzuan
njerëzit e tyre që aty të mbështetej kandidatura
e Kadri Musait dhe jo e Riza Kishtës.
Kjo gjë lidhej me disa informacione të
Sigurimit të Shtetit, i cili e akuzonte Rizain
se mbante lidhje me një grup intelektualësh
(grupi i deputetëve që u dënuan më
pas), të cilët, në bashkëpunim dhe me
mbështetjen e misioneve anglo-amerikane
në Shqipëri, po bënin tentativq për
të formuar një opozitë brenda radhëve të
Frontit Demokratik. Kështu, pas atyre
zgjedhjeve, Kadri Musai fitoi 4738 vota pro
dhe 208 kundër, kurse Riza Kishta, 2510
vota pro dhe asnjë kundër. Lidhur me
këtë, nipi i tij, Hilmiu dëshmon:
"Udhëheqja e lartë komuniste në atë kohë
filloi ta shihte me dyshim Riza Kishtën dhe
prandaj nuk e mbështeti në ato votime.
Kjo gjë kishte filluar që nga mbarimi i
luftës, kur babanë tim Qemalin, (ish-guerilas),
i cili në atë kohë punonte në Kryesinë
e Bashkimit të Rinisë Antifashiste,
(BRASH), filluan ta pyesnin për babanë e
tij, Rizain. Qemalin e thërrisnin shpesh
dhe e pyesnin se me kë takohej babai i tij,
Rizai, dhe cilët ishin
njerëzit që i vinin në shtëpi për ta takuar.
Pas kësaj, ndaj Rizait filluan survejimet e
Sigurimit, të cilët i erdhën në shtëpi dhe i
bënë presione, duke i kërkuar që të dorëzonte
pistoletën që kishte përdorur gjatë
luftës. Kjo kërkesë ishte mjaft e qartë dhe
ajo do të thoshte se ai ishte në prag të arrestimit,
pasi kjo skemë (kërkesa për dorëzimin
e armës), ishte përdorur edhe me nacionalistë
të tjerë që ishin arrestuar më
pas. Duke e parë gjendjen e vështirë në të
cilën ndodhej, gjyshi Rizai shkoi në Çërragë
dhe thërriti në shtëpi dy djemtë e tij,
Qemalin (babai im), dhe Qaniun e bisedoi
gjatë me ta. Pas kësaj, në shtatorin e
vitit 1946, ata të tre vendosën dhe u arratisën
në mal", dëshmon Hilmi Kishta,
lidhur me arratisjen e gjyshit të tij Rizait,
që rrezikohej të arrestohej nga regjimi komunist
i Tiranës.
Arratisja dhe vdekja në
qelitë e Elbasanit
Në atë kohë që Riza Kishta me dy
djemtë e tij, Qemalin dhe Qaniun, ishin të
arratisur dhe qëndronin të fshehur në
pyjet e Lushnjës, Dumresë dhe Gramshit,
bashkë me ta u bashkuan dhe disa kushërinj
të tyre, si Shazo Ismaili etj. Lidhur me
këtë, nipi i tij Hilmiu dëshmon: "Menjëherë
pas arratisjes së gjyshit dhe dy
djemve e nipave të tij, forcat e ndjekjes
erdhën e sekuestruan gjithë pasurinë që
kishte familja jonë, si dhe shtëpinë
dykatëshe në Çërragë, të cilën e kthyen në
shkollë për fëmijët. Pas kësaj, gjyshen
tonë, Refaien, (gruan e Rizait), së bashku
me tre djemtë e tjerë, i dërguan në internim
në Berat dhe më pas në kampin e
tmerrshëm të Tepelenës. Ndërsa ata
ndodheshim në internim, gjyshi Rizai, me
babanë tim, Qemalin dhe xhaxhanë Qaniun,
e kushërinjtë që ishin të arratisur në
male, ranë disa herë në pritat e forcave të
ndjekjes që i ndiqnin kudo këmba-këmbës.
Në atë kohë, Ali Turbohova, (një nga
eksponentët e tjerë të arratisur në male),
i propozoi gjyshit Rizai që së bashku me
njerëzit e tij të arratiseshin jashtë, pasi do
të kishin edhe ndihmën e misioneve anglo-
amerikane që vepronin asokohe në
Shqipëri. Por Riza Kishta nuk e pranoi atë
sugjerim dhe duke e parë gjendjen e vështirë
ku ata ndodheshin, si dhe gjyshen me
tre djemtë e tjerë që vuanin tmerrësisht
në Tepelenë, së bashkë me dy djemtë,
vendosën të dorëzoheshin. Pasi kishin
qëndruar 17 muaj në arrati, ata u vetëdorëzuan
në fshatin Kishtë. Pas dorëzimit,
gjyshin Rizain dhe dy djemtë e tij, e
kushërinjtë e tyre i mbajtën disa kohë të
izoluar në Gramsh, e më pas i dërguan në
qelitë e degës së brendshme të Elbasanit.
Siç më ka treguar babai Qemali, gjatë hetuesisë,
atyre iu bënë torturat më çnjerëzore
dhe si rezultat i atij trajtimi, gjyshi Riza Kishta
vdiq në qeli se nuk mundi t‘i përballonte
dot ato. Babai Qemali, me xhaxhanë Qaniun,
dolën para gjyqit më 17 janar të vitit
1948, të akuzuar për tentativë të përmbysjes
së pushtetit popullor në bashkëpunim.
Pas kësaj, babai Qemali u dënua
me pesë vjet burg, kurse Qaniu me kohën e
paraburgimit. Ndërsa babai e
vuajti të gjithë dënimin dhe u lirua nga
burgu në vitin 1953, e gjithë familja jonë
vuajti luftën e tmerrshme të klasave deri
në vitin 1990", e përfundon rrëfimin Hilmi
Kishta, për familjen e tij dhe gjyshin Riza
Kishta, ish-oficerin akademist të Gardës
Kombëtare të Zogut dhe deputetin e
Monarkisë, i cili vdiq nën tortura në qelitë e
Elbasanit në vitin 1947, pasi ishte akuzuar
si pjesëtar i "Grupit të Deputetëve" që donin
të formonin një opozitë liberale brenda
radhëve të Frontit Demokratik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›