E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi në kanal, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Një i vdekur dhe pesë të plagosur numërohen nga bilanci më i fundit tragjik nga një aksident rrugor, teksa një autobus me pasagjerë ka rënë në kanal së bashku me një motoçikletë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, kur autobusi me targa TR 6408 J i drejtuar nga Dashnor Tafhasa, 40 vjeç nga Tirana, ishte nisur me pasagjerë nga Shkodra për në drejtim të Tiranës, kur gjatë rrugës, pikërisht në vendin e njohur si Mebaja e Lezhës, drejtuesi i autobusit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen me një motoçikletë që ndodhej në kahun e gabuar të rrugës. Bëhet fjalë për mjetin e drejtuar nga Dashamir Medja, një 34-vjeçar nga Lezha që udhëtonte së bashku me djalin e tij. Hetimet e policisë lezhjane kanë nxjerrë në pah se njëra nga gomat e motorit ka bërë skopje dhe prandaj mjeti kishte dalë në korsinë e gabuar të rrugës. Por, një gjë e tillë i ka kushtuar shtrenjtë autobusit, që duke dashur të shmangë përplasjen, ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërkohë që të njëjtin fat ka pësuar dhe motoçikleta. Nga gjithë kjo, ka gjetur vdekjen 34-vjeçari Medja, si dhe kanë mbetur të dëmtuar edhe disa pasagjerë të autobusit, Astrit Domi, 26 vjeç, banues nee Kukees, Brahim Vata, 71 vjeç, banues nee Kukees, Dervish Mema, 76 vjeç, banues nee Bathore, Latif Papli, 50 vjeç, banues nee Kukees. Pas aksidentit, ekspertët rrugorë të policisë së Lezhës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj, ndërsa janë transportuar për në spital të dëmtuarit.

Aksidenti

Një autobus që bënte linjën Tiranë–Shkodër i mbushur me pasagjerë është përfshirë në një aksident automobilistik, teksa drejtuesi ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen me një motoçikletë që ndodhej në korsinë e gabuar të rrugës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur autobusi me targa TR 6408 J ishte nisur nga Shkodra dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Në këtë kohë, pikërisht në fshatin Meba të Lezhës, një motoçikletë që drejtohej nga Dashamir Medja e që me vete kishte dhe të birin, i ka skopjuar njëra nga gomat e për pasojë ka dalë nga korsia e tij. Pas kësaj, si autobusi dhe motoçikleta kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Të pranishëm që kanë parë aksidentin kanë rendur për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar, ndërsa është lajmëruar policia e Lezhës.

Hetimet

Brenda pak kohësh, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Policisë së Lezhës, si dhe grupi hetimor, kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Me gjithë vështirësinë për shkak të dëmtimit të autobusit, policia ka mundur të nxjerrë pasagjerët si dhe të plagosurit me barelë në rrugën kryesore. Ndërkohë, policia ka filluar hetimet për shkaqet e aksidentit. Nga të dhënat e tyre mësohet se nga pasagjerët kanë mbetur të dëmtuar katër pasagjer të autobusit si dhe djali 13-vjeçar i motiçiklistit, ndërsa ka gjetur vdekjen drejtuesi 34-vjeçar i motoçikletës, Dashamir Medja. Ky i fundit është transportuar në morgun e spitalit të Lezhës, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen aktualisht në spital, ku të dhënat e para të mjekëve të Lezhës flasin se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë dëshmitë e pasagjerëve, si dhe të drejtuesit të autobusit me targa Tirane, për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit.

Shifra

1 ka qenë numri i personave të vdekur në këtë aksident,

5 pasagjerë të autobusit që udhëtonin për në Tiranë kanë mbetur të dëmtuar

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›