Në Tiranë, vetëm 5 vrasje në 6 muajt e parë të vitit
Vetëm gjashtë muaj punë, që strukturat e policisë së Tiranës të zbulojnë dhe arrestojnë autorët e një sërë veprash kriminale, të personave publikë të korruptuar, por jo vetëm kaq. Zbulimi i “krimit të së ardhmes” me vjedhjen e shumës marramendëse me kartat e klonuara të kreditit, asgjësimin e përditshëm të kultivimit të bimëve narkotike, sekuestrimin e drogave të forta, e deri tek vënia përpara drejtësisë të pronarëve të hoteleve luksoze, që shfrytëzonin ambientet për prostitucion. Veç këtyre, ndër arritjet kryesore të punës së policisë ka qenë zbardhja e një sërë krimesh të vjetra, me zbulimin e autorëve të tyre, ndërsa kanë parandaluar një sërë veprash penale, me pasojë gjakderdhjen. Gjatë 180 ditëve të para të vitit në rrethin e Tiranës kanë ndodhur vetëm 5 vrasje me dashje, ku janë zbuluar 4 prej tyre, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një vitit më parë, kanë ndodhur 10 dhe zbuluar 9 prej tyre. Shifrat janë bërë publike në fundjavë gjatë prezantimit të punës për 6-mujorin e parë të vitit 2008 të Policisë së Tiranës, ku ishin të ftuar si ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Duke përgëzuar punën e bërë në drejtim të goditjes kundër krimit të organizuar, si dhe për kapjen e një numri të madh grupesh kriminale, ministri Nishani shprehu konsideratat, mirënjohjen për angazhimin maksimal dhe profesional të strukturave të Policisë së Tiranës, duke nxjerrë njëherazi në pah dhe krahasuar punën e policisë me vitet e mëparshme. Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm kërkoi nga strukturat vëmendjen dhe shtrirjen e shërbimit policor, në drejtim të zbulimit, dokumentimit dhe zbardhjes së ngjarjeve të mbartura nga vitet e mëparshme. “Pavarësisht vështirësive që paraqet hetimi i këtyre çështjeve, zbardhja e ngjarjeve të vjetra kërkon më shumë impenjim nga ju, si një ndër prioritet e vitit 2008”, - u shpreh Nishani. Ndërkohë që tha se “ajo që unë kërkoj për në vazhdim është forcimi i bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit, sepse në këtë mënyrë jo vetëm që rriten rezultatet e punës suaj, por rritet edhe besimi që krijon komuniteti në punën e policisë”.
Gjatë analizës u vlerësua se strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, përgjatë 6-mujorit të parë të vitit 2008, kanë realizuar me sukses detyrat e planifikuara në planet e punës, duke u udhëhequr në punën e saj, nga orientimet e qarta të ardhura nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën e saj. Ndërkaq, mbi luftën kundër veprimtarisë kriminale, drejtuesit e policisë së kryeqytetit treguan me shifra se strukturat e këtij dikasteri kanë kryer veprimet dhe referuar për 2.219 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 1.780 prej tyre, ose 80 % e tyre. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, rezulton të jenë evidentuar 249 vepra penale më tepër, rritje kjo e cila qëndron kryesisht në kundërvajtjet penale, vepra këto që ndiqen nga komisariatet e policisë. Në veprimtarinë kriminale janë përfshirë gjithsej 2.112 autorë, arrestuar në kushtet e flagrancës 615 autorë, proceduar në gjendje të lirë 1.435 autorë, shpallur në kërkim 62 persona, për të cilët po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Seksioni Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit
Ka evidentuar 54 vepra dhe zbuluar 51 ose 94 për qind. Persona të implikuar dhe të proceduar 68, nga të cilët 33 arrestuar, 11 ndjekur në gjendje të lirë dhe 24 të shpallur në kërkim.
- Vrasje me dashje ndodhur 5, zbuluar 4 ose 80%. Në 6 mujorin e parë 2007, ndodhur 10 dhe zbuluar 9 ose 90 për qind. Pra, në përqindje kemi një ulje të ndjeshme me 50 për qind të krimit të vrasjes.
- Vrasje e mbetur në tentativë evidentuar 36, zbuluar 35 ose 97 për qind. Në 6 mujorin e parë 2007, ndodhur 42 dhe zbuluar 41 ose 98 për qind.
- Plagosje e rëndë me dashje evidentuar 2 të zbuluara. Në 6 mujorin e parë 2007, ndodhur 26 dhe zbuluar 25 ose 96 për qind.
- Plagosje e lehtë evidentuar 11, zbuluar 10 ose 91 për qind.
Ndërsa janë kryer veprimet procedurale si dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit për 16 ngjarje aksidentale e natyrale.
Sektori Kundër Krimeve Rënda
Ka evidentuar gjithsej 656 vepra penale dhe ka zbuluar 322 prej tyre ose 49%. Janë evidentuar 388 autorë gjithsej nga të cilët 231 janë arrestuar, 116 ndjekur në gjykim të lirë dhe 41 shpallur në kërkim.
Janë zbuluar 20 ngjarje të vjetra si:
vrasja me dashje e Shpëtim Dapit, ngjarje e ndodhur në vitin 1992;
1 vrasje e mbetur në tentativë me armë zjarri ndodhur në vitin 1997, si dhe zbardhjen tërësisht të 18 vjedhjeve kundër pasurisë.
Seksioni i Luftës Kundër Drogës
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 65 raste të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve
narkotike. Janë sekuestruar:
- Heroinë 3 kg e 100.3 gramë
- Kanabis sativa 139 kg e 747.5 gramë
- Fare e bimës kanabis sativa 347 gramë
- Kokainë 404.6 gramë
- Metadon 61 tableta
- Extasy, 16 kapsula dhe 48 tableta
- Tableta të dyshuara lëndë narkotike 24 copë
- 3 kg e 375.8 gram përzierës.
Janë evidentuar dhe u ndoqën 23 vepra penale më tepër dhe u identifikuan 40 autorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ndërkohë u proceduan penalisht 106 autorë, nga të cilët 79 janë arrestuar në flagrancë, 24 ndiqen në gjendje të lirë ndërsa 3 të shpallur në kërkim.
Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme
Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme, përgjatë kësaj periudhe ka evidentuar 91 raste të veprave penale të këtij drejtimi dhe më konkretisht:
- 62 raste të trafikimit të mjeteve motorike
- 13 raste, ushtrim i prostitucionit
- 3 raste, shfrytëzim i prostitucionit
- 1 rast, mbajtje lokali për prostitucion
- 4 raste, trafik të femrave për prostitucion
- 4 raste, trafikim i të miturve
- 3 raste, trafik i qenieve njerëzore
- 1 rast, trafikim i armëve dhe municioneve.
Sektori Kundër Krimit Financiar
Sektori Kundër Krimit Financiar përgjatë kësaj periudhe ka evidencuar 357 vepra penale. Në këto vepra penale janë implikuar dhe proceduar penalisht 485 autorë, nga të
cilët 99 janë arrestuar në flagrancë dhe 384 janë ndjekur në gjendje të lirë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, ka një rritje nga kjo strukturë e evidentimit të veprave penale me 173 të tilla dhe 328 autorë të proceduar më tepër.
Disa nga operacionet:
- “Start 2008”, “Kashari 2”, “Qelia e hapur” dhe “Aboneja” për veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim të detyrës.
- “Dollari i porositur”, “Kafazi i Pëllumbave”, “Oxhaku” dhe “Tregtia e Dështuar” për veprat penale të falsifikimit të monedhave, dokumenteve dhe pijeve alkoolike
- “Gërshërët e Ligjit” dhe “Gërshërët e Ligjit” 2 për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsionit pasiv dhe aktiv në sektorin privat " dhe "Falsifikim dokumentesh", vepra penale të kryera në bashkëpunim.
- Operacioni i koduar “Saldimi i fundit” për veprat penale të "Falsifikim i dokumenteve zyrtare", "Falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve", "Trafikim te mjeteve motorike".
- Operacionin e koduar “Mashtrimi” për veprën penale të "Mashtrimit më shumë se njëherë".
- Operacionin e koduar “Kontenieri i dyshimtë” për veprat penale të "Shpërdorim detyre", "Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore".