Rinas, në pranga një të riu për mashtrim
Vjedhja
Policia e Rinasit ka arrestuar një të ri nën akuzën e vjedhjes duke mashtruar. Dorian Doko ka rënë në prangat e uniformave blu pas denoncimit të një vajze. Kjo e fundit pretendoi para policisë se Doko i kishte përvetësuar 400 euro me arsyetimin se do ta dërgonte në shtetin italian, ku vajza ishte rezidente. Mësohet se vajza ishte pajisur me të gjitha letrat e duhura për të kaluar kufirin, por Doko, sipas policisë, e ka mashtruar. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të këtë mashtruar vajzën, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me denoncuesen. Ai tha se është emigrant në Greqi dhe një shoku i tij i ka kërkuar që të dërgojë vajzën në Rinas, pasi do të nisej në Itali.
#