Autokolonë me ushqime nga Shkozeti drejt Veriut
30/01/2005 Qarku Shkodër
Aksi rrugor Shkodër - Murriqan i hapur
Aksi rrugor Shkodër - Hani i Hotit i hapur
Aksi rrugor Shkodër - Koman i hapur
Aksi rrugor Shkodër - Qafë Qelë - Pukë i kalueshëm me zinxhirë
Aksi rrugor Pukë - Fushë Arrëz me një kalim me zinxhirë
Aksi rrugor Pukë - Qafë Benë - Mirditë i kalueshëm me zinxhirë
Mjaft akse rrugore rurale, që lidhin Shkodrën me komunat e Dukagjinit dhe të Vermoshit, janë të bllokuara.
Qarku Kukës
Aksi rrugor Kukës - Morinë i hapur kalohet me zinxhirë
Aksi rrugor Kukës - Pukë i kalueshëm vetem për mjetet tip fuoristradë
Akset rrugore Kukës – Shishtavec, Kukës – Dibër, Kukës - Bushtricë, Kukës – Surroj, janë të bllokuara.
Aksi rrugor Has – Tropojë, i bllokuar.
Aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë, i bllokuar
Akset rrugor Kukës – Has dhe Kukës – Fushë Arrëz, të hapura me një kalim, kalohet me zinxhirë
Qarku Tiranë
Akset rrugor Tiranë – Bizë, Tiranë – Krrabë, të kalueshëm me zinxhirë
Qarku Korçë
Në Qafë – Thanë i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve
Aksi rrugor Korçë – Ersekë, i hapur, kalohet me zinxhirë
Aksi rrugor Korçë – Bilisht, i hapur, kalohet me zinxhirë
Aksi rrugor Ersekë – Përmet i hapur, me një kalim.
Qarku Dibër
Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Peshkopi është i hapur me një kalim kalohet me zinxhirë
Aksi rrugor Maqellarë – Bulqizë, është me një kalim kalohet me zinxhirë
Aksi Maqellarë – Peshkopi, i hapur me një kalim
Aksi rrugor Bulqizë – Gollobordë, e bllokuar, po punohet për hapjen e tij.
Aksi rugor Peshkopi – Kukës, i bllokuar, i hapur deri në zonën e Reçit.
Në qytetin e Peshkopisë ka shumë dëborë.
Qarku Vlorë
Aksi rrugor Vlorë - Himarë është i bllokuar
Aksi rrugor Delvinë - Gjirokastër i hapur.
Qarku Berat
Aksi rrugor Berat – Skrapar, është i bllokuar në vendin e quajtur Bogovë, rruga është me një kalim, kalohet me zinxhirë
Mirditë, ngricë e mungesë dritash
MIRDITË – Reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me temperatuara e ulëta në rrethin e Mirditës. Kjo ka paralizuar komplet qarkullimin rrugorë në askin rrugorë Rrëshen–Pukë, duke bërë që pothuajse komplet rruga të jetë e mbuluar nga akulli. Përveç temperaturave të ulëta ka patur edhe erë të ftohtë, e cila ka ndihmuar dhe për krijimin e shtresës së ngricës në rrugë. Ndërkohë që temperaturat nën 0 gradë celsius dhe ngricat kanë mbuluar zonën, një problem tjetër ka qenë dhe energjia elektrike, pasi vazhdojnë të mbeten në errësirë pothuajse komplet fshatrat. Sipas burimeve nga qyteti i Mirditës, megjithëse një pjesë e komunës së Kaçinarit është furnizuar me energji elektrike, fshati Bukmirë nuk ka drita, pasi është djegur edhe transformatori si rezultat i ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes. Në orët e para të mëngjesit, një mjet i ushtrisë është nisur për të hapur rrugën në aksin rrugor Rrëshen – Fushë-Arrëz, por si rezultat i trashësisë së akullit nuk ka mundur të çajë ngricën, pasi dhe terreni ka qenë malor. Në këto kushte, drejtuesit e prefekturës e kanë kthyer drejtuesin e këtij mjeti, duke e dërguar më pas në drejtim të aksit rrugorë Rrëshen–Kurbnesh, pasi që nga fshati Perlat i Epër e deri në Lurë, komplet rruga është e mbuluar me dëborë. Edhe mbrëmë kanë vazhduar reshjet e dëborës, pothuajse në komplet rrethin, duke vështirësuar akoma më shumë edhe jetën e banorëve të këtij rrethi. Aktualisht, përveç të ftohtit, banorët duhet të përballojnë edhe kushtet e vështira ekonomike, të cilat sa vijnë e rëndohen. Aktualisht, ndodhen të bllokuar rreth 16000 banorë në këtë rreth, si rezultat i reshjeve të dëborës. Pas disa ditësh rënie dëbore në mënyrë të vazhdueshme mbeten të bllokuara komunat Orosh, Fan, Selitë, si dhe dy fshatra të bashkisë Rrëshen, Sheshja dhe Kulme.
Akset rrugore të rrezikshme nga ngrica
Policia rrugore paralajmëron shoferët
ELBASAN - Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, tashmë i ka ardhur radha ngricës të krijojë probleme në trafikun e mjeteve motorike. Dje janë paralajmëruar të gjithë drejtuesit e makinave që të kenë më shumë kujdes në qarkullim, për shkak të ngricës. Këtë ka theksuar dje dhe shefi i policisë së qarkullimit rrugor, Pren Kushta, i cili në një prononcim për gazetën “Metropol” ka paralajmëruar të gjthë drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes në qarkullim, sidomos në orët e para të mëngjesit. Reshjet e dëborës kushtëzuan mjaft qarkullimin në akset nacionale Librazhd-Qafë Thanë dhe Elbasan Tiranë, në segmentin e Qafë-Krrabës, por largimi i dëborës i ktheu këto akse në të kalueshme. Ndërkohë nga burime pranë këshillit të Qarkut të Elbasanit mësohet se po shkojnë drejt zhbllokimit të gjitha rrugët rurale, të cilat kanë qenë të bllokuara. Ndërmarrja Rruga-Ura ka arritur të zhbllokojë akset rrugore në drejtim të zonave të thella malore të rrethit të Librazhdit dhe gjithashtu janë marrë masa që të hapet edhe rruga në drejtim të Qarrishtës, e cila mësohet se është ende e bllokuar. Në këto zona, trashësia e dëborës ka arritur deri në 80 cm dhe shumica e shtyllave të energjisë elektrike kanë rënë poshtë, duke shkaktuar edhe mungesën e energjisë për disa ditë me radhë.
Mirjeta Dervishi, nëna e Jonadës, tregon
Fati i keq i bie familjes time brenda të cilës ndodhej edhe Jonada, 7 muajshe, të vuante e vuaj për gjithë jetën këtë tragjedi. Mes 450 shtëpive që ka fshati Pobrat, banditët kanë pikasur si të vetmuar shtëpinë time (Belul Dervishit), e cila ndodhet në jug-perëndim të fshatit. Mirjeta, nëna e Jonadës pohon, se nuk dua ta kujtoj më atë ditë, që më bëri të vuaj e të jem me “brenga” gjithë jetën. Për asnjë çast nuk do më hiqet nga mendja tre “mysafirët” e armatosur dhe qindra policë që më rrethuan shtëpinë së bashku me dy autoblinda dhe një helikopter. E kam përjetuar tragjedin për gati tre orë nga mbërritja deri te vrasja e tre njerëzve të armatosur nga policia. Në fillim kur një burrë dhe dy djem të vegjël hynë në shtëpinë time të armatosur me automatikë dhe me pistoleta u tremba, pasi në shtëpi atë ditë isha vetëm, doja të dilja të lajmëroja të afërmit, pasi burri atë ditë ishte në Tiranë, por të armatosurit nuk më lanë të lëvizja nga shtëpia, u tëmerrova edhe më shumë kur Lorenci qëlloi në dysheme me armën e tij me pretendimin për ta zhbllokuar armën, por të armatosurit më qetësuan, nuk kemi punë me ty më thanë “miqtë” e paftuar, duam vetëm pak bukë dhe do ikim për në Fier. Sapo kanë mbaruar bukën ashtu e trembur u tregova rrugën, por pa kaluar as 200 metra të tre u kthyen me vrap dhe u futën në shtëpi. Më pas ndodhi tmerri, policët, pasi nuk mundën t’i bindnin tre vrasësit të dorëzoheshin në momentin që Lorenci kërkoj autoblindin të largohej, policët qëlluan mbi tre të armatosurit, duke i lënë të vrarë në vend.
Edhe babaj vajzës, Belul Dervishi, nuk ngurron të tregoj peripecitë dhe vuajtjet që ka hequr nga dita e tragjedisë e në vazhdim, më është dashur të udhëtoj për herë të parë në Itali më 24 mars 1999, në spitalin e “Xharima Gaslini” me ndihmën e ministrit Solis dhe të mikut të tij dr.Andrea Kadelano, për të shtruar fëmijën.
Rezarta Gjata. Janar 2005
INTERVISTE/ Flet ministri Blushi: Ja ushqimet që do të dërgojmë në Tropojë e Pukë
DURRES - Dje pasdite është nisur drejt Veriut autokolona e parë me ushqime në ndihmë të zonave të bllokuara nga reshjet e mëdha të borës. Kontigjenti i parë, në sasinë prej 83 tonë me ushqime, kanë destinacion dy rrethet, të cilat thuhet se janë më të rënduara nga situata e ditëve të fundit. Ndihmat janë nisur nga magazinat e firmave grosiste në Shkozet të Durrësit, ku edhe është magazinuar e gjithë sasia që do të shpërndahet. Dje në Durrës ka qenë ministri i Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi dhe drejtori i Drejtorisë së Rezervave të Shtetit, Sokol Hajro, të cilët kanë ndjekur nga afër operacionin në nisjen e ndihmave ushqimore. Ja si u shpreh Blushi para se të autokolona të niste rrugën drejt Veriut.
Sa është sasia e ndihmave të grumbulluara për situatën
e krijuar?
Qeveria shqiptare i ka dhënë MPVD për të përballuar situatën e emergjencës 80 milionë lekë. Gjysma e këtij fondi do të përdoret për të hapur rrugët kryesisht në Veri, por edhe në Jug të vendit, që janë bllokuar nga reshjet e shumta të borës. Ndërsa pjesa tjetër, prej 40 milionë lekë, është shpenzuar për të blerë mallra ushqimorë. Janë magazinuar në Durrës 600 tonë ushqime si miell, oriz, makarona, vaj, sheqer, fasule, kripë e biskota. Ushqimet janë blerë nga shteti dhe do të shpërndahen falas për familjet në nevojë dhe që janë izoluar nga dimri.
Si do të shpërndahen ndihmat ushqimore?
Është përpiluar një grafik për shpërndarjen e tyre.
Operacioni, i cili është shumë i vështirë, do të realizohet me mjetet e transportit që ka Drejtoria e Rezervave të Shtetit. Dhjetë kamionët e parë me ndihma, në një sasi prej 83 tonë, janë nisur drejt Pukës dhe Tropojës dhe se mendojmë që në të gdhirë të ditës së sotme do të jenë në destinacion. Autokolona do të shoqërohet nga policia dhe do të ketë një zyrë komunikimi. Pesë mjete, me një sasi prej 39 tonë do të ndalojë në Pukë në depot e rezervave, ndërsa 44 tonë të tjerë me ushqimore do të dërgohen në Tropojë. Lista e përfituesve të ndihmës përpilohet nga prefekturat dhe shpërndarja bëhet vetëm në magazinat e rezervave dhe
kundrejt nënshkrimit të marrësit. Sot do të niset kontigjenti i dytë dhe brenda pak ditëve e gjithë sasia e ndihmave do të shkojë në vendin e caktuar. Ndihma do të përfitojnë kryesisht komunat e bashkitë e Veriut, por është programuar që edhe në Jug të dërgohen ndihma. Janë dhjetë rrethe si Kukësi, Hasi, Tropoja, Puka, Shkodra, Malësia e Madhe, Mirdita, Bulqiza, Burreli dhe Dibra që e kanë të ndarë sasinë e ndihmave. Por nga ana tjetër kemi lënë edhe afro 200 tonë ushqime rezerve dhe kjo për Jugun e vendit, pasi edhe atje ka komuna në vështirësi për shkak të borës.
Cila është gjendja aktualisht?
Jemi në një situatë emergjence, por gjithçka është nën
kontroll dhe nuk bëhet fjalë për katastrofë humanitare. Nga informacionet që kemi, janë 40 komuna e bashki në Veri e Jug të vendit të izoluar plotësisht dhe pjesërisht. Shumë rrugë automobilistike gjenden të bllokura dhe se në disa prej tyre trashësia e borës shkon në 2 m. Kjo e vështirëson shumë operacionin, i cili nuk është i centralizuar, pasi ka një aktivizim të të gjitha strukturave nga pleqësitë e fshatrave deri te qarqet, prefektura dhe drejtoritë në ministri. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëmtime të banesave, vdekje për shkak të situatës apo të kësaj natyre. Megjithatë, duhet thënë se situata mund të përkeqësohet me të tjera reshje bore dhe për këtë arsye po punohet për të përballuar çdo të papritur. Sigurisht edhe
forcat e ushtrisë dhe ato të NATO-s kanë pjesën e tyre
në operacionet që po ndërmarrim.
Si do të veprohet në zonat ku është i pamundur
transporti rrogor?
Helikopterë të ushtrisë kanë disa ditë që janë vënë në
shërbimin e popullatës së këtyre zonave në operacione
kërkim-shpëtimi. Një familje në Fierzë është shpëtuar nga ndërhyrja e këtyre forcave që gjithashtu kanë mundur të transportojnë për në Tiranë edhe një të sëmurë nga një fshat i thellë i Kukësit. Pra, helikopterët do të ndërhyjnë edhe për ato raste kur automjetet nuk do të mund të dërgojnë në rrugë tokësore ushqimet.
Ndihmat për në Pukë
Miell - 39 tonë
Makarona – 25.8 tonë
Sheqer - 2.3 tonë
Oriz – 1.9 tonë
Vaj – 2.6 tonë
Fasule - 3.2 tonë
Kripë e biskota – 2 tonë
Ndihma për në Tropojë
Miell - 44 tonë
Makarona – 30 tonë
Sheqer - 2.3 tonë
Oriz - 2.2 tonë
Vaj - 2.8 tonë
Fasule - 3.7 tonë
Kripë e biskota – 2.2 tonë