TVSH-në e banesave do ta paguajnë dhe qiraxhinjtë
30/01/2005 Kush do paguajë TVSH e ndërtimit
Shitja për herë të parë e ndërtesave të reja për banim
Çdo shitje e ndërtesave për qëllime tregtare
Qiradhënien e ndërtesave për qëllime tregtare
Qiradhënien e banesave kur nuk është zbatuar TVSH-ja në shitje
Kush përjashtohet nga TVSH–ja
Shitjet e dyta, të treta e me radhë të banesave
Shitjet e të gjitha ndërtesave ekzistuese për banim
Qiradhënia e banesave kur është zbatuar TVSH-ja në shitje
Objektet pronë publike gjatë kohës kur janë me qira
Taksa do të paguhet gjithmonë nga ata që shesin ambiente tregtare
Ky është viti i fundit, ku ndërtuesit do të shesin me privilegjin e mospagimit të TVSH–së për çdo metër katror. Por taksa që u komentua për një kohë të gjatë në Paketën Fiskale 2005, duket se nuk i takon vetëm ndërtuesve. Të gjithë ata që kanë shtëpi të vjetra, për të cilat nuk kanë paguar TVSH-në kur i kanë blerë, do ta paguajnë këtë taksë sa herë që japin shtëpinë me qira. Ligji nuk fal as ata pronarë që kanë ambiente tregtare. Ata jo vetëm që do të paguajnë TVSH-në në blerjen e parë, por çdo metër katror i tyre do të taksohet me TVSH-në sa herë që të shiten. Kështu, legjislacioni i ri ngarkon me taksën e TVSH-së disa kategori, nga ndërtuesit deri te pronarët, madje dhe qiraxhinjtë e tyre. Shteti pretendon të arkëtojnë vlerën e TVSH–së, sa herë që pronari jep shtëpinë me qira, dhe forma e pagesës do të jetë një marrëveshje që qiramarrësi dhe qiradhënësi do ta zgjidhin nëpërmjet kontratës që do të bëjnë së bashku. Kështu çdo kontratë qiraje që do të nënshkruhet pas 1 janarit të vitit 2006, do të përfshijë, përveç çmimit, edhe vlerën e TVSH-së. Ndërkaq ligji ka dhe përjashtimet e veta. Të gjithë ata që do të blejnë shtëpi në 2006-ën me TVSH të paguar, nuk do të detyrojnë qiramarrësit e tyre të paguajnë TVSH–në. Kjo do të thotë se të gjitha shtëpitë e ndërtuara deri në dhjetor të 2005-ës, do të kenë në kurriz taksën e TVSH–së për çdo kontratë qiraje. Po në të njëjtën mënyrë do të jenë të përjashtuar nga TVSH-ja edhe objektet me pronësi publike. Kështu, sipas ligjit, nuk vlen e njëjta gjë në rastin kur objekt i qiradhënies është një pronë publike. Dhënia me qira e ndërtesave pronë publike nga organet e pushtetit qendror apo vendor, është furnizim i përjashtuar nga TVSH-ja.
Ndërkaq do të jenë të ngarkuar me TVSH
të gjitha shoqëritë e ndërtimit që ndërtojnë për të shitur apo për të dhënë me qira. Kategoria e atyre që do të paguajnë vazhdimisht TVSH-në, vazhdon me pronarët e ambienteve që përdoren për qëllime tregtare. Këto ambiente, ndryshe nga shtëpitë, do të paguajnë TVSH-në sa herë që të shiten. Pikërisht këtu ka qenë dhe kontestimi i fortë i ndërtuesve, të cilët kanë kërkuar që TVSH-ja të jetë një taksë që ulet për çdo herë që shitet ambienti tregtar ose shtëpia. Ndërkohë, ligji shqiptar parashikon TVSH-në vetëm herën e parë për banesat dhe të njëjtën përqindje TVSH-je për çdo shitje të ambienteve të tjera.
Kur do të kreditohet TVSH–ja e ndërtimit
TVSH–ja e ndërtimit do të jetë e kreditueshme në rastet kur ndërtuesit kanë ndërtuar një objekt jo për qëllime fitimi, por për ta vënë në shërbim të aktivitetit të tyre. Për çdo muaj, shoqëria ndërtuese do të hartojë situacionin e punimeve të kryera, në fakt. Bashkëngjitur me çdo situacion mujor do të jetë detyrimisht fatura tatimore. Personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë TVSH-në çdo muaj kalendarik.
Fatura tatimore e përpiluar si më sipër regjistrohet njëkohësisht në librin e blerjeve dhe të shitjeve të shoqërisë. Njëkohësisht lejohet kreditimi i TVSH-së së paguar në blerjet e bëra për këtë qëllim. Kreditimi lejohet i plotë për rastet kur personi i tatueshëm kryen aktivitet ekonomik plotësisht të tatueshëm, si dhe i pjesshëm kur kryen aktivitet pjesërisht të tatueshëm. Eshtë kusht që ndërtesat e kësaj natyre duhet të jenë të destinuara për kryerjen e aktiviteteve të tatueshme nga vetë pronari i tyre. Gjithashtu ndërtesat duhet të jenë të një tipi të tillë, ku natyra dhe qëllimi i përdorimit të tyre shpallen dhe aprovohen në lejen e ndërtimit
të Bashkisë.
TVSH-ja që do të jetë e kreditueshme llogaritet dhe paguhet çdo muaj mbi vlerën e situacionit mujor të punimeve. Bashkëngjitur me çdo situacion mujor, do të jetë detyrimisht fatura tatimore me numër serial. Vlera e situacionit mujor do të jetë vlera e tatueshme, mbi të cilën do të llogaritet TVSH-ja në masën 20%.
Ndërtuesit bëjnë presion me çmimin
Kryetari i Shoqatës së Ndërtimit, Artan Dulaku, ka bërë të qartë pas miratimit të taksës së TVSH–së, se efekti i saj do të ishte shumë i rëndë mbi konsumatorët. “Rritje e taksave për ne, do të thotë rritje e çmimeve për popullin“, ka deklaruar Dulaku në lidhje me TVSH–në 20 për qind në ndërtim. Këto deklarata janë përforcuar dhe pas takimit të fundit të ndërtuesve, ku duket se përveç problemit të taksave dhe “gjobave” të policisë tatimore, është ngritur dhe çështja e lejeve të ndërtimit. Vonesat në akordimin e lejeve dhe mosmiratimi i trojeve për ndërtim, duket se janë probleme që do të paguhen sërish nga konsumatorët. “Këto janë kosto që rrisin çmimin në ndërtim”, ka konfirmuar sërish Dulaku. Ndërkaq, autoritetet financiare kanë mbrojtur taksën e TVSH–së së ndërtimit dhe kanë hedhur poshtë mendimet e ndërtuesve, sipas të cilave kjo taksë do të rrisë ndjeshëm koston e ndërtimit dhe për pasojë dhe çmimin për konsumatorët. “Nuk ka bazë për një rritje 30 për qind të çmimit dhe ky është thjesht abuzim nga ana e ndërtuesve, pasi ndikimi i TVSH-së mbi koston është i papërfillshëm”, ka deklaruar ministri i Financave, Arben Malaj.
Mesatarja e metrit katror në 2005 600 euro
TVSH-ja 20 për qind 120 euro
Mesatarja në 2005–2006 750 euro