Peripecitë e Jonadës
30/01/2005
BERAT - Ndonëse ka marrë si emër bashkimin e dy emrave të deteve Jonë dhe Adriatik, askush nuk e dinte se që 6 muajsh vogëlushja do të përplasej me dallgët e vështira të jetës dhe vetëm për fajë të të tjerëve do përballet edhe në gjyq me shtetin dhe së fundi ta fitoj. E ka filluar gjyqin kur ishte vetëm 7-muajsh dhe nuk dinte se ç’po ndodhte, ndërsa vazhdonte të luftonte me vdekjen, pasi plumbat në mbasdite e 4 marsit ‘99, e kishin goditur në barkë dhe këmbë, madje këmbën mjekët nuk mundën t’ja shpëtonin, duke ja prerë, pasi plumbi i kishte thërmuar kockën. Por 48 orë më parë tashmë 7-vjeçarja Jonada Dervishi, banore e fshatit Pobrat, 23 km në perëndim të qytetit, e shoqëruar nga babai i saj dhe avokati Arenc Berati, ka dëgjuar në seancën e fundit vendimin nr.894, që është dhënë në Gjykatën e Faktit Berat nga kryesuesi i seancës gjyqësore, gjyqtari Agron Vavla, për fitimin e gjyqit, duke detyruar në këtë mënyrë shtetin që t’i kthej vogëlushes shumën prej 96 milionë lekë të (vjetra) si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në mbasditen e 4 marsit të vitit 1999, vendim ky i bazuar në nenin 641 të Kodit të Procedurës Civile, vendim i cili mori edhe formën e prerë edhe nga Gjykata e Apelit të Vlorës.
BERAT/ Historia e Jonadës, që i prenë këmbën, pas plagosjes nga RENEA
Kalon 5 vjet në gjyqe për paratë e këmbës së prerë
BERAT - I janë dashur të përshkoj mbi 206 seanca gjyqësore për 5 vjet rresht nga seanca e parë për të arritur te seanca e fundit, e zhvilluar 48 orë më parë, që vogëlushja 6-vjeçare Jonada Dervishi të fitoj gjyqin me shtetin.
Tmerri i 4 marsit
Data 4 mars e vitit 1999, dk të mbahet mend gjatë në Berat, si ditë e një tmerri të paimagjinueshëm. Brenda 24 orëve u vranë 10 vetë, të përfshirë në të njëjtën ngjarje. Kanë qenë killeri Lorenc Polovina dhe dy vëllezërit 16-vjeçar Fatos e Sajmir Ago, të tre banorë të lagjes “30-vjetori” të rekrutuar prej tij, të cilët kanë nisur serialin e vrasjeve në qytetin e Beratit për të vazhduar më pas vrasjet edhe në rrethinat e tij. Killeri Polovina, si dhe u etikua më pas, ka arritur të përpunoj për gati dy muaj dy vëllezrit Ago dhe pas pajisjes me armë nisën të krijonin tragjedi, duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Serialin e vrasjeve tre kriminelët e kanë nisur po atë ditë, rreth orës 10.00 të paradites, killeri i krekosur edhe nga euforia dhe nga një delir madhështije për së keqi me armë në dorë vranë dy banorë të pafajshëm në lagjen “Kushtrimi”, Armand Shehu dhe Artan Hoxha, për të vazhduar më pas me marrjen peng po në atë lagje me forcën e armës një tregtar shkodran, i cili tregtonte në lagjen “Kushtrimi” dhe së bashku me makinën e tij udhëtuan mes qytetit muze pa u vënë re nga policia, për të vazhduar më pas rrugën për në Urën-Vajgurore. Madje pasi kaluan edhe këtë qytez pa u ndalur nga askush nga forcat blu, vrasësit kanë vazhduar rrugën, duke mbajtur në kontroll nën trysnin e armës shoferin që drejtonte mjetin e tij me targa të Shkodrës. Por, sapo kanë mbërritur në postbllokun e policisë në Poshnje, killeri ka arritur të zërë në befasi tre policët, duke i ekzekutuar për pak sekonda, njërin pas tjetrit (Baftjar Grëmëshi, Lumner Hasanbelliu e Rushan Toska). Pikërisht në këto çaste, shoferi shkodran, arrin të largohet.
Pas ekzekutimit të policëve, makinën e ka drejtuar vetë killeri Polovina deri te kthesa e urës e fshatit Sqepur, ku u prish. Për të gjetur një makinë tjetër, ata vranë tregtarin tjetër, 52-vjeçarin Maksi Tahiri. Me makinën e tij banditët kanë ndryshuar drejtim, duke u ngjitur në rrugën lart përmes fshatit Sqepur dhe kanë dalë mbi fshatin Protoduar, aty kanë lënë makinën, pasi nuk kishte rrugë dhe e kanë vazhduar në këmbë, po gjatë rrugës killeri me dy binjakët, kanë torturuar një grup fëmijësh, mes të cilëve edhe një fëmijë me të meta mendore, i cili prej asaj dite nuk ka dalë më nga shtëpia nga frika e torturave.
Aksioni i policisë
Pasi ka marrë lajmin se në lagjen “Kushtrimi” janë vrarë dy qytetarë, menëjherë ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve, por duket se për momentin organet blu u çorientuan, duke u përqëndruar në lagjen ku ndodhi vrasja pa vënë re lëvizjen e makinës me tre vrasësit në mes të qytetit. Në këtë mënyrë, pa kaluar as 15 minuta, në polici vjen lajmi tjetër. Në Poshnje, te postblloku, janë vrarë tre policë, kjo e çorientoi edhe më shumë policinë dhe krerët e saj, e cila harroj ngjarjen e parë për të ndjekur të dytën. Sapo kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar policët e vrarë për në morgun e spitalit një tjetër person lajëmron sërish policin se tek ura e Sqepurit është vrarë një tjetër njeri. Të njëjtin veprim ka bërë sërish organi blu, por këtë radhë me një ndryshim, policia e ndimuar edhe nga dëshmitarët okularë dhe nga fshatarët e zonës ka gjetur drejtimin nga kanë udhëtuar tre kriminelët dhe është vënë në ndjekje të tyre e bindur për t’i kapur ose të paktën për t’i parandaluar për të mos kryer vrasje të tjera. Po gjatë këtij operacioni, policia e Beratit ka kërkuar ndihmën e policisë së Fierit si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës, kjo ngjarje u bë problem shtetëror, duke udhëtuar në ndihmë të kolegëve blu të Beratit qindra forca policie me në krye ish-krerët e Policisë të Shtetit, Veli Myftari e Bilbil Mema, të cilët me dy autoblinda dhe dy helikopterë rrethuan komplet fshatin Pobrat. Më pas rrethimi u përqëndrua deri në lagjen Dervishi, pas informatave të sigurta edhe nga banorët e lagjes rrethimi i policisë u ngushtua në familjen Dervishi, ku brenda saj ndodheshin tre njerëz të armatosur, një grua dhe një fëmijë 6 muajshe e marrë peng. Policia, pas shumë negociatave dhe pas më shumë se 3 orë pritjeje në biseda me tre vrasësit, ka mundur t’i bindin që të tre vrasësit të dalin për t’u larguar së bashku më fëmijën, duke u vënë në dispozicion një autoblind. Por, sipas dëshmitarëve okularë, policia, sapo tre vrasësit janë afruar për të hipur në autoblind ka qëlluar mbi ta, duke i lënë të vrarë para shtëpisë të Belul Dervishit, të cilit vrasësit i kishin marrë peng gruan dhe vajzën. Policia arriti që brenda asaj dite të asgjësonte tre vrasësit, të cilët atë ditë sollën 10 viktima.