E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autokritikë shembullore, formalitet bardheblu

Tirana përsëriti sërish fitoren 3-0 në transfertë me Kastriotin, por kësaj radhe në cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, në takimin e zhvilluar në fushën sportive të qytetit të Lacit.
Një autokritikë e pastër e formacionit bardheblu pas humbjes fatale 4-1 me Partizanin në javën e fundit të fazës së parë.
Skuadra e Sulejman Memës është e vetmja për të cilën mund të thuhet me 100 për qind siguri se është qysh në përfundim të 90 minutave të para në katër më të mirat e Shqipërisë, arritje që do të ishte edhe 29-ta herë për 13-herë fituesit e Kupës.
Klodian Duro shënoi golin e parë në limitin e pjesës së parë (45'), ndërsa Daniel Xhafaj dyfishoi rezultatin në minutën e 52-të. Florenc Arapi me golin e tij të njëzet minuta përpara përfundimit të takimit vulosi shifrat 0-3. Në anën e Tiranës janë edhe statistikat: në 14 ndeshje me formacionin krutan, 13 fitore u përkasin kryeqytetasve dhe vetëm 1 Kastriotit. Kualifikimet i përkasin të gjitha Tiranës: 5 të tilla.
Kastrioti–Tirana 0-3
K. Duro 45', D. Xhafaj 52', Arapi 70'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›