E Shtunë, 31 Tetor 2026

NDESHKOHET CASSANO. DISIPLINA NUK FAL SULMUESIN

TOP-NEWS - Dora e rëndë e gjykatës sportive këtë radhë ka rënë mbi sulmuesin e Sampdorias Antonio Kasano. Barezi që është huazuar ntga Reali i Madridit është pezulluar me 5 ndeshje, do të ketë ende një karton të verdhë për të shlyer si dhe është gjobitur me 15 mijë Euro për ofendimet ndaj arbitrit Pierpaoli.
Shfaqja e shëmtuar që u pa gjatë ndeshjes në ‘Marasi' i ka kushtuar Antonio Kasanos i cili me shpërthimin e radhës rrezikon tashmë edhe përfshirjen në kombëtaren italiane për Euro 2008. Ai protestoi për një faull të cilin nuk e kishte bërë ndaj arbitrit, hoqi bluzën duke ia hedhur në fytyre dhe polemikat i vazxhdoi dhe në anë të fushës.
Sulmuesi do të mungojë në ndeshjet e dorianëve kundër Parmës, Katanias, Milanit, Kajlarit dhe Empolit. Ndërkohë skuadra e Sampdorias tha se nuk do të apelojë vendimin pasi dënon edhe ajo reagimin e Kasanos ndaj gjyqtarit.
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›