Laze falas për tifozët, Teuta barazon

Edhe pse presidenti i Elbasanit, Arben Laze, hapi dyert e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" për siguruar mbështetjen e "tigrave verdheblu" (4 mijë të pranishëm) për të motivuar skuadrën drejt një fitoreje kundër Teutës në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, 90 minutat fiksuan barazimin 1-1.
Për Elbasanin e Krenar Alimehmetit realizoi Roland Nënaj në minutën e 35-të pas krosimin të Arben Nuhiut. Për durrsakët e Kristaq Miles barazoi Ermal Gega në minutën e 77-të.
Gjithcka mbetet e hapur në përballjen në "Niko Dovana", ku më e favorizuar duket Teuta, së cilës i mjafton edhe një barazim pa gola 0-0 për të marrë për herë të 17-të në gjysmëfinalet e një Kupe të Shqipërisë.
Elbasanit, 2-herë fitues i kupës, i duhet patjetër fitorja, ose edhe një barazim 2-2 për të kaluar për herë të 9-të mes katër më të mirave.
Dy skuadrat janë ndeshur midis tyre 18 herë: 5 fitore për Teutën, 4 për Elbasanin dhe 9 barazime. Raporti i kualifikimeve: 5-4 për Elbasanin.
Elbasani-Teuta 1-1
Nenaj 35' / Gega 77'