Zekeria autoeurogol, Vllaznia shpreson

Një autogol i vonshëm i mbrojtësit të Besës, Zekeria Ramadani, i dhuroi një barazim të cmuar Vllaznisë (2-2), në ndeshjen e parë cerekfinale të zhvilluar të mërkurën (5 mars) në Kavajë.
Në të dy golat e skuadrës së Sulejman Starovës, merita i takon blerjes dimërore së kavajasve, Artim Shaqiri. Sulmuesi 34-vjecar shqiptaro-maqedonas dha asistin e golit të parë të realizuar nga kapiteni i Besës, Parid Xhihanin në minutën e 40-të (me të cilin u mbyll dhe pjesa e parë), por edhe në golin e avantazhit të dytë (2-1) të kavajasve të realizuar nga mbrojtësi Andi Lila (70').
Për skuadrën e Mirel Josës, me Grimën e rikthyer në portë, shënoi fillisht sulmuesi i mirënjohur Vioresin Sinani (51'), ndërsa Zekeria Ramadani realizoi një autogol spektakolar dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Për t'u përmendur është edhe goditja e shtyllës pingule nga ana e lojtari të Besës, Emiljano Veliaj.
Në ndeshjen e kthimit (12 mars 2008), Vllaznisë, 5-herë fituese e Kupës i mjafton cdo lloj fitoreje, por edhe barazimet 0-0 dhe 1-1 për të kaluar për herë të 26-të në gjysmfëinale. Barazimi 2-2 brenda kohës së rregullt dhe shtesave do t'i conte të dy ekipet te gjuajtjet e penalltive.
Besës, fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, i duhet patjetër fitorja, apo edhe një barazim 3-3 apo më shumë për të qenë për herë të 11-të midis katër më të mirave të vendit në edicionin e 56-të të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.
Në 20 takime të zhvilluara midis dy ekipeve shifrat favorizojnë Vllazninë: 10 fitore për kuqeblutë, 7 barazime (përfshirë edhe ndeshjen e së mërkurës) dhe vetëm 3 fitore për Besën.
Edhe raporti i kualifikimeve flet për skuadrën veriore: në 10 edicionet e mëparshme, 8 herë është kualifikuar Vllaznia dhe vetëm 2 herë Besa.
Besa-Vllaznia 2-2
Golat: Xhihani 40', Lila 70'/ Sinani 51', Ramadani (autgol) 88'