Automjetet për 2009-n. Sa do të paguhet për taksën e regjistrimit dhe atë të qarkullimit
Zbardhet tabela e plotë, që është lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Ndryshojnë edhe rregullat për të bërë kalimin e pronësisë për mjetin
Laureta Rryçi
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor përcakton taksat që duhet të paguhen për regjistrimin dhe qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve. Burime pranë kësaj drejtorie shpjeguan dje se këto taksa janë të vlefshme për të gjithë vendin dhe do të aplikohen në varësi të mjetit që paraqitet. Vetëm pak ditë më parë ka dalë dhe urdhri për ndryshimin e lejeve të qarkullimit. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm tabelën e plotë me taksat që qytetarët kanë si detyrim të paguajnë në momentin që disponojnë një automjet.
Rregulli
Sipas të dhënave zyrtare, 45% e mjeteve që teorikisht qarkullojnë në Shqipëri, nuk paguajnë taksat. Për këtë arsye është vendosur që pronarëve të këtyre mjeteve t’u falen disa vite pagese taksash në këmbim të pagesës së taksave për tre vitet e fundit. Gjatë 20 viteve të fundit janë lëshuar dokumente për 350 mijë makina, por nga këto vetëm 192 mijë makina i shlyejnë detyrimet çdo vit. Duke qenë se mbledhja e këtyre taksave është shumë e vështirë të kryhet në rast se automjeti ndërron pronar, atëherë qeveria ka vendosur që të falë detyrimet e pashlyera për një kategori makinash. Sipas vendimit të qeverisë, për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të ri, por që kanë taksa të prapambetura, procedurat do të vazhdojnë normalisht duke shlyer vetëm taksat e vitit 2008. Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër, por që kanë taksa të prapambetura, fillimisht do të procedohet me rinovimin e lejes së qarkullimit (modeli i ri) dhe më pas do të bëhet vetëm pagesa e taksave të vitit 2008, por gjithmonë përpara kryerjes së kontrollit teknik.
Procedurat
Për mjetet që janë në qarkullim, të pajisura me leje qarkullimi të modelit të vjetër, por që kanë taksa të prapambetura dhe për të cilat kërkohet transferim në një rreth tjetër, do të pajisen me lejen e qarkullimit të modelit të ri në drejtorinë pritëse. Pagesa e taksave të vitit 2008 do të kryhet në drejtorinë rajonale pritëse, pas pajisjes me leje të re qarkullimi dhe më pas vazhdohet me kontrollin teknik të mjetit. Përpara se të shkojnë për të marrë lejen e re, poseduesit e makinës duhet të kenë marrë me vete edhe një certifikatë personale. Certifikata do të jetë e shoqëruar edhe me një vërtetim nga njësia bashkiake, ku vërtetohet se është banor i asaj zone. Ndryshe nga më parë, Drejtoria e Transportit Rrugor ka vendosur që të gjitha automjetet duhet të kenë edhe certifikatën e pronësisë. Pas kësaj poseduesi i autoveturës duhet të shkojë në zyrat e lëshimit të lejeve të qarkullimit, e cila ndodhet në Kashar, dhe pasi të dorëzojë këto dokumente, merr edhe lejen e re të qarkullimit. Në rast se nuk ndryshohet leja e qarkullimit, atëherë nuk kryhet as kolaudimi i makinës. Sipas ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, një urdhër i tillë fillimisht hyri në fuqi për 3 qytetet kryesore të vendit: Tiranën, Durrësin dhe Fierin.
Vendimi i qeverisë për taksën e makinave të përdorura
Udhëzimi i Këshillit të Ministrave, që i përket muajit tetor të vitit të kaluar, përcaktoi dhe mënyrën se si do të përllogaritej vlera e taksës për automjetet e përdorura me më shumë se 10 vite përdorimi. Kështu, për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 128 000 lekë. Po në këtë kategori, për mjetet e transportit me motor për transportin e më shumë se 20 personave përfshirë shoferin dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 160 000 lekë. Gjithashtu në këtë kategori tarifa e taksës për traktorët rrugorë do të jetë 40 000 lekë. Edhe mjetet me më pak se vite përdorimi nuk do t’i shpëtojnë taksës që sanksionohet në këtë udhëzim të Këshillit të Ministrave, edhe pse tarifa e tyre është përcaktuar të jetë më e ulët në krahasim me mjetet e kategorisë së mësipërme. Kështu, për mjetet e transportit me motor, sipas përcaktimeve të kreut 8702 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, për transportin e jo më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjete të tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje deri në 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 80 000 lekë. Për mjetet e transportit me motor, për transportin e më shumë se 20 personave, përfshirë edhe shoferin, dhe mjetet e tjera për transportin e mallrave me peshëmbajtje mbi 5 tonë, tarifa e taksës do të jetë 100 000 lekë, ndërsa për traktorët rrugorë tarifa e taksës do të jetë 48 000 lekë.
Taksat e regjistrimit dhe të qarkullimit për të gjitha llojet mjeteve
Taksa
Lloji Regjistrimit qarkullimit
Motomjet 60 500
Autovetura
4+1 vende, benzine 2400 7.000
4+1 vende, nafte 2.400 10.000
4+1 vende deri më
8+1 vende benzine 4.800 25.000
4+1 vende deri 8+1
vende naftë 4.800 35.000
Automjet transporti i përzier
3 tonë 3.600 26.000
3 tonë deri në 3.5 tonë 3.600 37.000
Kamionë
Mbi 3.5 tonë deri në 7 tonë 4.800 46.000
Mbi 7.5 tonë deri në 18 tonë 6.000 64.000
Mbi 18 tonë 8.000 92.000
Autobus
8+1 vende deri në 32+1 vende 6.000 34.000
32+1 vende deri 42+1 vende 7.200 43.000
42+1 vende dhe artikulare 8.400 53.000
Automjet për përdorim të veçantë
Deri në 3.5 tonë 3.600 37.000
3.5 tonë deri 7.5 tonë 4.800 46.000
7.5 tonë deri në 18 tonë 6.000 66.000
Mbi 18 tonë 8.000 106.000
Tërheqës rrugor 6.000 50.000
Autokamp 4.800 46.000
Rimorkio
deri 750 kg shtojcë 3.000 5.000
mbi 750 kg deri 1.5 ton 3.000 8.000
mbi 1.5 tonë deri në 7 tonë 3.000 10.000
mbi 7 tonë 4.000 17.000
Gjysmë rimorkio 4.000 36.000
Makina bujqësore
Deri në 3.5 tonë 3.000 2.000
Mbi 3.5 tonë deri në 7.5 tonë 3.000 2.000
Mbi 7.5 tonë deri në 18 tonë 3.600 2.000
Mbi 18 tonë 3.600 2.000
Makina teknologjike
Deri në 3.5 tonë 3.600 20.000
Mbi 3.5 tonë deri në 7.5 tonë 4.800 38.000
Mbi 7.5 tonë deri në 18 tonë 6.000 48.000
Mbi 18 tonë 8.000 54.000
Mjete rrugore të veçanta
Deri në 3.5 tonë 3.600 37.000
Mbi 3.5 tonë deri në 7.5 tonë 4.800 46.000

7 Mars 2009