Kriza ekonomike, bizneset e Ballkanit presion qeverive për masa antikrizë
Tetë shtete të Ballkanit, bashkëpunim për përballimin e krizës. Takimi në Tiranë synon hartimin e një strategjie të përbashkët
Ervin KOÇI
Përfaqësues të bizneseve dhe shoqatave në mbrojtje të tregtisë dhe bizneseve të Ballkanit do të takohen në Tiranë për të diskutuar së bashku mbi krizën ekonomike që ka nisur të kapë këtë rajon. Asambleja e Përgjithshme e Dhomave të Tregtisë të Ballkanit, kryesinë e së cilës e mban Shqipëria, do të mblidhet më 12 mars në Tiranë, ku çështjet kryesore që do të diskutohen do të jenë ato mbi efektet e krizës financiare ndërkombëtare mbi ekonomitë e shteteve të Rajonit dhe masat që duhen marrë për të zbutur ndikimin e saj në sektorë të veçantë të industrisë, tregtisë, sistemit bankar, të shërbimeve dhe të ndërtimit. Takimi synon ndarjen e eksperiencave dhe hartimin e një strategjie të përbashkët për të përballuar me sa më pak pasoja krizën që ka prekur tashmë rajonin dhe ekonomitë e vendeve të tij. Nga ky takim mësohet se shoqatat e biznesit do të dalin me një strategji, e cila në vetvete synon shtimin e presionit për qeveritë e vendeve të Ballkanit që të nxiten në marrjen e masave për hartimin e paketave antikrizë. Kjo në thelb ka edhe dhënien e ndihmës për bizneset dhe për sektorët e tregtisë dhe industrisë, duke i kredituar ata për t’u mbajtur në këmbë përpara krizës.
Kërkesat për qeveritë
Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë do të artikulohen për herë të parë kërkesat e biznesit ndaj qeverisë në këtë periudhë krize. Ky fakt është konfirmuar nga burime në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, sipas së cilës, një grup ekspertësh po përgatisin paketën e propozimeve. Të dhënat për “Albania”-n pohojnë se disa prej pikave janë: nisja e procesit për aplikimin e një amnistie fiskale, rishikimi i përshkallëzuar i Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) te biznesi dhe kërkesa të tjera. Disa kohë më parë, vetë kreu i Dhomës, Gjok Uldedaj, deklaroi publikisht se ky institucion është për një amnisti të plotë fiskale. Vetë Dhoma e ka përshëndetur amnistinë e pjesshme fiskale të ndërmarrë nga qeveria, ku iu falën një pjesë e detyrimeve sipërmarrjeve në dogana dhe tatime. Por vetë drejtuesit e Dhomës pohojnë se biznesi ka nevojë për formalizim dhe ligjërim të kapitaleve, të cilat më pas do të jenë një gur i fortë për to dhe për bankat që të rritet kreditimi. Kjo kërkesë vjen për herë të dytë nga zoti Uldedaj në krye të Dhomës së Tregtisë. Një tjetër shqetësim për përfaqësuesit e kësaj organizate biznesi është edhe sektori i ndërtimit, i cili po përballet me vështirësi të mëdha në këtë periudhë për shkak të rënies drastike të shitjeve të apartamenteve në treg. Dhoma pritet të kërkojë shqyrtimin dhe uljen e TVSH-së sipas një kriteri përshkallëzues. Në listën e propozimeve janë edhe një sërë kërkesash të tjera, të cilat do të bëhen publike më 19 mars, pasi të marrin aprovimin e anëtarëve të Asamblesë.
Asambleja
Krahas trajtimit të çështjes së krizës, në këtë Asamble do të diskutohet edhe mbi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes shteteve të Rajonit, shkëmbimin e eksperiencave mbi novacionet në teknologji dhe lehtësimin e barrierave doganore. Presidenti i Asamblesë të Përgjithshme të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit dhe i Unionit të Dhomave të Shqipërisë, Ilir Zhilla, tha se ky takim do të shërbejë për forcimin e lidhjeve mes Dhomave të Tregtisë të Rajonit dhe bashkëveprimin për të kontribuar me masa konkrete për të ulur efektet e krizës financiare globale në vendet e Rajonit. Zhilla tha se kjo Asamble mbështetet nga Dhoma e Tregtisë e Gjermanisë dhe në takimin e Tiranës do të marrin pjesë, krahas autoriteteve të larta zyrtare të ekonomisë dhe financave shqiptare, edhe kryetarë dhe përfaqësues të Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, nga Turqia, Greqia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
7 Mars 2009