Automjeti humb kontrollin, bie në humnerë, dy të vdekur

Gjatë dites së sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Çelëz të rrethit Pukë, ku një automjet i tipit fuoristradë Land Rover, me targa PU 1273 A, me drejtues mjeti Mark Pashk Leka, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë rreth 200 m thellë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasit Mark Pashk Leka, 42 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Afrim Xheka, 37 vjeç. Ndërkaq, janë plagosur rëndë shtetasit Prec T 50 vjeç dhe Ndue Sh, 42 vjeç.
Sipas të dhënave të fundit mësohet se efektivët e policisë rrugore të qarkut Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur nxjerrjen e të dëmtuarve nga ky aksident.
Dy shtetasit e dëmtuar rëndë në këtë aksident rrugor janë transportuar me një helikopter të Ministrisë së Shëndetësisë në drejtim të Qendrave Spitalore të Tiranës. Aktualisht në vendngjarje po kryhen veprimet nga grupi hetimor i policisë rrugore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Në vijim të hetimeve rezulton se drejtuesi i mjetit ka qënë i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse, e ndërkaq, mjeti ka qënë i pajisur me zinxhirë. Mësohet se arsyeja e këtij aksidenti ka qënë se mjeti ka dale nga rruga per shkak të rreshqitjes.