E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, gjykata liron Dritan Minxollin

Gjykimi i tragjedisë së Gerdecit tashmë ka marë një rrjedhë të papritur. Gjykata e Lartë ka vendosur lirimin e një prej të akuzuarit kryesor të tragjedisë së 15 marsit 2008, Dritan Minxollin ish-drejtori i fabrikes së demontimit të municionve në fshatin Gërdec. Të paktën sipas shpjegimeve të avokatëve, ky vendim është marrë pasi ndaj të akuzuarit Minxolli kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Kështu deri në fund të gjykimit, ky i akuzuar do të qendrojë në arret shtëpie. Ndaj Minxollit rëndon akuza e shkeljes së rregullave mbi lëndet plasëse, diegëse dhe readio- aktive me pasoje vdekjen e 26 personave. Ky është një nga proçeset gjyqësore i cili ka kaluar në një kalvarë të gjatë gjykimi për shkak të pretendimeve të ndryshme të avokateve dhe akuzës.

Vetem dy dite më parë, avokati Maks Haxhia hoqi dorë nga mbrojtja e një prej të akuzuarve të këtij proçesi, Mihal Delijorgjit. Në seancën e ditës së hënë të tragjedisë së Gërdecit në Gjykatën e Tiranës, avokati i njohur Maks Haxhia si dhe avokatja tjetër e Delijorgjit, Elira Kokona kanë deklaruar dorëheqjen nga mbrojtja e administratorit të Alba Demil. Shkak për këtë largim është bërë rrëzimi i disa kërkesave të këtyre avokatëve për klientin e tyre, siç është ajo e lirimit nga paraburgimi i Delijorgjit.

Ne tragjedinë e Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe rreth 300 te tjerë mbeten të plagosur. Në këtë çështje akuzohen 29 persona, civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, mes tyre edhe katër të arrestuar, Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji, administrator i firmës Alb-demil si dhe ish-specialisti i MEICO, Sokol Ngjeçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›