E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti hyn në dyqan, plagoset 17-vjeçarja

23/03/2011  BERAT- Një 17-vjeçare ka ngelur e plagosur si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të qytetit të Beratit. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Çlirim ”, të këtij qyteti ku një mjet, i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi, në një moment ka devijuar nga rruga duke plagosur një 17-vjeçare, si dhe ka shkatërruar dyqanet, ndërsa ka shokuar kalimtarët aty pranë. Drejtuesi i mjetit sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka qenë një adoleshent, i cili ecte me shpejtësi dhe menjëherë mbas goditjes është larguar nga mjeti. Në vendngjarje për pak minuta kanë mbërritur organi blu, të cilët i kanë dhënë ndihmën adoleshentes 17-vjeçare me inicialet A.S për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin rajonal të qytetit. Burime të policisë bëjnë me dije se nga hetimet paraprake mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë nga drejtuesi i mjetit, i cili ka shmangur një kalimtar që ka prerë rrugën. Më pas si pasojë e shpejtësisë së madhe drejtues i mjetit ka dalë jashtë kontrollit dhe mjeti është ngjitur mbi trotuar, duke u rrotulluar dhe duke shkaktuar dëme në dyqanet që ndodheshin pranë. Drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip "Opel" me targa italiane RX 894XX, nuk dispononte dokumente çka ka bërë që i riu të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur përgjegjësisë. S. Gorrica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›