E Diel, 1 Nëntor 2026

Automjete të blinduara në banesën e vrasësit të komisarit

 Nga ngjarja ka mbetur e plagosur me armë zjarri në këmbë një 67 vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

“Në sajë të masave të menjëhershme, ndjekjes së vazhdueshme nga strukturat e policisë bazuar në informacionet e sakta të grumbulluara mbi lëvizjen e autorëve të dyshuar, si dhe bllokimit e rrethimit të të gjithë zonës me forca të shumta policore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit    Ilir Azem Xhakja, 38-vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës, person me precedentë të theksuar kriminal, i akuzuar për një sërë veprash penale të rënda, kryesisht vrasje. Ndaj këtij shtetasi u mor masa e arrestit nën akuzën e kryerjes së veprave penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të kryer në bashkëpunim”, bëri me dije Burgaj.

Sipas tij, këtij shtetasi ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale dhe arma e krimit. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale  2 automjetet me të cilët autorët janë larguar nga vendngjarja,  2 automjete të blinduara (një tip BMV dhe një furgon), një tjetër mjet fuoristradë, një armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme, një palë dylbi snajperi, si dhe disa targa automjetesh, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

“Strukturat e Policisë së Shtetit aktualisht vazhdojnë punën për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjatje, shtetasit Ledjan Krasnaj, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën rreth 60 fishekë të llojeve të ndryshme. Policia e Shtetit garanton opinionin publik se të gjithë strukturat e saj janë maksimalisht të angazhuara për të siguruar rendin e qetësinë publike në të gjithë territorin e vendit dhe do të përballet me forcën e ashpër të ligjit, kushdo që do të cenojë jetën e sigurinë e qytetarëve”, theksoi Burgaj. Ai shprehu ngushëllimet familjarëve në emër të të gjithë Policisë së Shtetit për këtë humbje të madhe, siç e cilësoi ai. /Start/

                                                                                             2012-09-14 13:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›