E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nisma e Bashkisë serioze, do kontribuojmë të gjithë për një Xhami bashkëkohore”

20-02-2012 / Gazeta 55

Kreu i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça

Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça shprehu kënaqësinë, që më së fundi 

nisi funksionimin një komision, në të cilin do të diskutohet dhe vendoset për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Ai falënderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha për iniciativën e hartimit dhe përpilimit të projektit, ndërsa theksoi se i gjithë komuniteti mysliman do kontribuojë për ndërtimin e Xhamisë më bashkëkohore në rajon. “Unë dua t’ju them së pari se jam shumë, shumë i kënaqur, që më në fund u arrit të ngrihet një komision i tillë, për të biseduar e marrë disa vendime, lidhur me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, që ne e kërkojmë, ka kaq vjet, por asnjëherë nuk u mblodh një komision i tillë, që ta ketë me gjithë shpirt, që të ketë mirësinë e nevojës për një Xhami të tillë të madhe dhe ju faleminderit të gjithëve, sidomos komisionit të Bashkisë, sepse komisioni i Bashkisë është si të thuash, një komision epror, që do të marrë pjesë në të gjithë punimet, në të gjithë debatet që do të bëhen, por që do të jetë edhe më vendimtar se sa të tjerët. Unë mendoj se kjo është një mbledhje shumë e vlefshme dhe së pari unë mendoj se duhet të merremi me hartimin e përpilimit të ndërtimit të Xhamisë së Madhe, por para se të shkojmë deri aty, unë mendoj një Xhami që të jetë një Xhami e Ballkanit, të mos jetë veç Xhami e Tiranës, një Xhami e sofistikuar, me një fjalë e ndërtuar me materiale ndërtimore të ditëve të fundit. Mendoj se duhet të ketë dy kate nëntokësore për strehimin e makinave, për ato falës që do të vijnë aty, të ketë sallën e Xhamisë, përveç sallës së Xhamisë, të ketë salla të tjera për mbledhje, të ketë salla të tjera për gëzime, salla të tjera me madhësi të ndryshme për diskutime. Me dëshirën tonë dhe me pranimin dhe Urdhrin e Zotit Allah, do arrijmë ta bëjmë. Mund edhe të mos realizohen të gjitha, por janë zotërinjtë këtu, që do na japin mend, që do propozojnë se si duhet të jetë ajo Xhami”, tha ai. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›