E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku: Qeveria nuk merr vendime nën presion

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht për arritjen e marrëveshjes për bashkëpunimet rajonale. Sipas saj, do të ishte e pranueshme që pjesëmarrja e Kosovës në këto forume të bëhet me një fusnotë të balancuar, në të cilën do të përfshihej Rezoluta 1244, Deklarata e Pavarësisë dhe Opinioni i GJND-së.

Sipas Çitakut, kryeministri Thaçi për këtë formulë ka marrë mbështetje të fuqishme nga zëvendëssekretari amerikan William Burns.

Qeveria e Kosovës ka marrë garanci nga zëvendëssekretari i Shtetit se SHBA-ja në asnjë rrethanë nuk do të ofrojë apo mbështesë propozime dhe zgjidhje të cilat do ti vënin në pikëpyetje pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ka thënë Çitaku për Epoka e Re.

Vizitat e shpeshta të zyrtarëve të BE-së dhe të SHBA-së në Kosovë, Çitaku nuk i ka vlerësuar si presione ndaj Qeverisë, por si mbështetje.

Qeveria e Kosovës asnjë vendim nuk do ta marrë nën presion, citon kjo gazetë ministreshën Vlora Çitaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›