Autori i tunelit të arratisë, i dënuar te Burgu 302

13/02/2005 Identifikohet personi që orientoi brenda burgut, gërmimet e tunelit të zbuluar më 4 shkurt
TIRANË – Hetuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë konfirmuar dje dyshimin e tyre lidhur me njërin prej organizatorëve të tunelit 26 metra të gjatë, të arratisjes nga Burgu 302 në Tiranë. Prej ditës 4 shkurt, kur u zbulua tentativa, burimet e Prokurorisë së Tiranës, thanë se mes bashkëpunëtorëve që kanë planifikuar arratinë, besohej të ishte një person, i cili ka qenë në Burgun 302. Një dyshim ky i lindur nga syri i hetuesve kryeqytetas, të cilët mbetën të habitur me orientimin e saktë të gërmimeve të tunelit nëntokësor. Drejtimi i gërmimeve shkonte me një preçizion të saktë në njërën prej ambienteve brenda qelive, në të cilat qëndrojnë gardianët e paarmatosur. Besohet se në këtë version ka patur një plan për mbajtjen peng të personelit të burgut, që qëndron i paarmatosur.
Zbulimi
Tri gjurmë të njëjta gishtash, të jetuara në vende të ndryshme brenda dyqanit të luleve, nga i cili u hap tuneli i arratisjes, janë ekspertuar. Fillimisht, Prokuroria deklaroi se ky person kishte lënë gjurmët e tij të gishtave vite më parë, në një krim të ndodhur jashtë Tiranës. Gjurmwt i kushtuan atij më pas, identifikimin e menjëhershëm dhe të shpejtë. Ky informacion u mor në konsideratë nga policia, e cila filloi kërkimet, ndërsa Prokuroria vendosi të shkonte më tej, në investigimin e ngjarjes. Sipas verifikimeve të kryera deri dje, qiramarrësi i dyqanit të luleve, besohet se është edhe njeriu që ka drejtuar gërmimet e tunelit të arratistë, të paktën në letër. Ai besohet se është personi, i cili për krimin e kryer vite më parë, besohet të ketë qëndruar për disa kohë në Burgun e Sigurisë së Lartë 302 në Tiranë dhe, më pas të jetë transferuar në një qytet tjetër të vendit, në të cilin edhe është liruar pas vuajtjes së dënimit.
Tuneli
Sipas burimeve të Prokurorisë, të paktën edhe njëri nga tre personat që kanë kryer gërmimet e tunelit, ka precedent penal. Prokuroria tha se ka mundur të identifikojë këtë person, bazuar në krahasimin e gjurmëve të gishtave, që janë gjetur në tunel. Shenjat e gishtërinjve janë gjetur në veglat e punës, si lopatat xhenjo dhe pakot e lëngjeve të frutave. Ndërkaq gjurmët e qiramarrësit të dyqanit, nga i cili kryhej hapja e tunelit 26 metra të gjatë, kanë lënë të paktën tri gjurmë. Ato janë gjetur nga hetuesit brenda objektit që kishte marrë me qira pesë muaj më parë. Dyqani, fillimisht pikë shumice, ishte kthyer në dyqan lulesh. Bashkëpunëtorët e arratisë kishin dashur të gjenin një justifikim për dheun që nxirrnin nga dyqani dhe të krijonin sa më pak dyshim.